Kryemadhi flet pa dorashka: ‘Unë për veten time Ilri Metën kam dash, me atë bëra dashuri për herë të parë dhe me atë u martova’

“Seksi është eksperiencë, rëndësi ka dashuria”, kjo ishte deklarata e djeshme e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, gjatë intervistës në Top Albania Radio.

E ndërsa në studio po diskutohej mbi konceptin e tradhëtisë dhe marrëdhëniet seksuale jashtë martese, Monika kërkoi të hynte live në transmetim për të sqaruar deklaratën e bërë dje.
“Seksi vërtetë është eksperiencë.
Unë për veten time Ilri Metën kam dash, me atë bëra dashuri për herë të parë dhe me atë u martova, por në kohët e sotme me pavarësinë që ka fituar gruaja, seksi është kthyer në një element që s’ është turp.

Unë në fakt, nuk do e pranoja te vajzat e mia si eksperiencë, por do doja ta bënin për dashuri dhe me njeriun e zemrës që do të plakeshin.

Po unë Ilir Metën nuk e kam kontrolluar kurrë, as telefonin as xhepin e tij. Por po të gjente një më të mirë, le të vazhdojë të jetë i lumtur,” tha Kryemadhi.

Loading...