Njoftim i rëndësishëm i ambasadës amerikane: Ata që do udhëtojnë për në SHBA nga data 26 janar duhet…

Ambasada amerikane në Tiranë njofton të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-së se nga data 26 janar do të ketë kushte të reja.

Njoftimi i ambasadës erdhi përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook.
Postimi:

“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Loading...