Kush ishte Dule Havari! (Njerëz të ndritur të Labërisë)

Dule Havari – U lind në Dukat të Vlorës më 1936 në një familje me tradita patriotike.

Në moshën 5 vjeç i vdiq babai Shabani dhe ngeli jetim. Shkollën fillore e kreu në fshatin Gumenicë të Vlorës tek dajua i tij Rahim Hamo i cili ishte mësues në këtë fshat.
Pas përfundimit të 7 vjecares bëri një vit kurs për përgatitjen e mësuesve të shkollës fillore, pas kursit punoi mësues në fshatin Tragjas nga që aty kishte dhe pjesën tjetër të familjes dhe më vonë në Dukat-fushë.

Pas shërbimit ushtarak fillon përsëri punën mësues në fshatin Armen (Vlorë) dhe më pas në Dukat-fushë. Në vitin 1961-1964 kryhen studimet në Shkollën Pedagogjike Tiranë të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera ku dhe u njoh me Luiza Hilën nga qyteti i Vlorës e cila e bë më vonë bashkëshortja e tij.

Pas mbarimit të shkollës u caktua mësues në shkollën 8 vjeçare Dukat –fushë ku punoi edhe me Luizën pasi u martua.
Në vitin 1972 Dule Havari u emërua Drejtor i Shtëpisë së Kulturës Orikum ku punoi deri në vitin 1976. Nga viti 1976 deri ne 1978 kreu studimet e Larta në Tiranë .

Megjithëse mbas mbarimit të Shkollës ju ofrua disa detyra të Larta ai nuk pranoi, mendja e tij rrinte tek arsimi dhe kultura. Kështu punoi si drejtor i Shtëpisë së Kulturës Orikum Vlorë nga viti 1978 deri në 1986 dhe që nga viti 1986 deri në 1991 kur doli në pesion punoi në shkollën e mesme të Bashkuar “Hasan Pulo” në Orikum.

Dule Havari është krijuesi dhe drejtuesi i Grupit Polifonik të Dukatit, grup i cili lindi në vitin 1964 dhe u konsolidua vit pas viti. Ai e përgatiti dhe e drejtoi hap pas hapi për një periudhë mbi 30 vjeçare, deri në vitin 1996 vit kur krijoi këngën e tij të fundit me titull:
“Brenda tokës Shqiptare kam dëshirë të jetoj”.

Këngët e krijuara prej Dules dhe të kënduara me mjeshtëri nga grupi i Dukatit u bënë të Dashura për të gjithë. Me krijimtarinë e tij Grupi i Dukatit është përfaqësuar në të gjitha festivalet Folklorike të Gjirokastrës ku është nderuar me çmime të ndryshme.

Festivalet ku ka marrë pjesë Grupi i Dukatit janë Festivali i 1968, 1973, 1978, 1983, 1988. Treshja e Dukatit ka debutuar dhe në Festivalin e Kanës në Francë. Dule Havari 2001 la tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Për merita të veçanta në punën e tij krijuese dhe në mësimdhënia është dekoruar dy herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Me medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1970 dhe në vitin 1974. (Klasi i I-rë dhe i II-të)

Dule Havari ndërroi jetë në Vlorë në vitin 2001.

Loading...