Kryemadhi bën urimin e veçantë për Pashkë e përqafuar me Metën: ‘GËZUAR nga ne të dy! Zoti është i madh dhe gjithmonë pranë atyre që besojnë tek e mira’

Kryetarja e Lëvzjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Ajo që e bën më të veçantë urimin e Kryemadhit është fotoja, ku ajo shihet e pëqafuar me bashkëshortin Ilir Meta.
“Miq dhe dashamirës, GËZUAR nga ne të dy! Zoti është i madh dhe gjithmonë pranë atyre që besojnë tek e mira. Bekime për ju dhe familjet tuaja”, shkruan Kryemadhi në mbishkrimin e fotos.

Loading...