Në Kuvendin e VI të Shoqatës LABERIA i cili u mbajt ne Vlore pak dite me pare, aktorja e madhe Mragarita Xhepa u dekorua nga nga Shoqata Atdhetare Kulturore laberia me medaljen “Nderi i Kombit”. Aktorja e mirenjohur ka qene gjithashtu nje mike e pandare ne cdo aktivitet te shoqates Laberia.
Me poshte motivacioni dhe permbajtja e ketij vleresimi per aktoren Margarita Xhepa:
Për kontribut të shquar në kinematografinë dhe teatrin shqiptar, duke realizuar me qindra role të cilat lartësojnë gruan shqiptare dhe ndriçojnë historinë e Shqipërisë. Në gjithë jetën e saj shquhet për veprimtari të shumta shoqërore, si aktiviste me ndjenja të larta patriotike. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari të shoqatës Labëria duke përshëndetur me fjalën e saj artistike.Të gjitha angazhimet kulturore, artistike, detyrat si aktiviste shoqërore, i ka kryer me përkushtim, dinjitet, ndershmëri dhe moral të lartë shoqëror. Gjatë gjithë jetës së saj si aktore, nënë, veprimtare shoqërore, ka qenë modeli i njeriut korrekt, familjares së dashur, kuadrit të devotshëm, intelektuales modeste dhe vizionare.