Kush ishte Zaho Balili që i kushtoi jetën këngës labe. (Njerëz të ndritur të Labërise)

Zaho Balili U lind ne Tetor te vitit 1951 Rexhin te Kurveleshit. Ka mbaruar dy shkolla te mesme, ate te pergjitheshmen ne Tepelene si dhe shkollen e mesme buqesore me korispodence ne fshatin Dames te qytetit te Tepelenes, te dyja keto shkolla i ka mbarruar me nota te shkelqyera. Qe ne moshen 14 vjecare, fillon pune ne SMT, si mekanik dhe me kalimin e viteve arrin te behet shofer autokombanje, ku u shqua per punen e mire dhe te palodhur, eshte i pari kombanier qe ka cuar nje mjet te tille ne Kurvelesh ne vitin 1974.

Ka marre pjese ne jeten kulturore te qytetit, ku spikaten recitimet e tij dhe pjesemarrja ne shume pjese teatrale qe pallati i kultures dhe ndermarrjet e qytetit shfaqnin per publikun Tepelenas. Vlen ketu te permendet roli i mullixhiut te teatri “Gjemimi i atij dimri” si dhe ne takimet e estradave te qytetit. Gjate kesaj kohe, merre gjithashtu pjese ne grupin e Bences si pjesetar i isos se ketij grupi. Ne vitin 1986, perurohet shtepia e kultures se fshatit Hormove. Zaho Balili, emerohet drejtor i kesaj shtepie kuluture deri ne vitin 1990. Po ne vitin 1986, ai bashke me Hormovitet formojne grupin lab te Hormoves.

Ka filluar te shkruaj qe moshe te re eshte autori i disa vellimeve si “Dritherimet e praneveres”, “Paskan celur manushaqet”, “Brengat e shpirtit”, “Lot kurbeti”, “Kur dy zemra dashurohen” dhe “Puth ballin tend Shqiperi” gjithashtu kenget e tij jane kenduar nga shume grupe labe, si grupet e Vlores, Gjirokastres, dhe te Tepelenes me grupin kryesor ate te Hormoves, me kete grup ai fitoi dhe cmimin e pare ne festivalin folklorik te Gjirokastres ne vitin 1988 me kengen “Flaka mbuloi fshane”, nje nga kenget me te bukura te tij eshte “Balada e nenes”. Eshte autor i shume teksteve te kengeve te mrekullueshme Labe qe i kane bere te famshem grupet qe i kane kenduar. Vlen ketu te permendim “Kengen e bilbilenjve, Kenga e nizamit, Dil, o sy i zi, Te bajamja ne avlli,” e shume te tjera.

Dashurine per kengen Labe ai e kishte marre qe ne djep, e ai, ia perkushtoi jeten kenges Labe. Ai shprehu ne kengen labe gjithe dashurine e shpirtit, gjithe nderin per heronjte, gjithe repsektin per shqiptaret, derdhi vuajtje, dhimbje, mall. Ai i kendoi qytetit te tij te dashur, Tepelenes, atdheut, heronjve, dashurise, halleve dhe derteve. Ai i kendoi asaj qe per te gjithe ne eshte me e shtrenjta, nenes. I kendoi dhe vet kenges Labe dhe enderronte qe te ngelej ne kenge.

Pjesemares ne festivalet folklorike te Gjirokastres 1988, 1992, dhe ate te Beratit ne 1996, si drejtues i grupeve te Hormoves, Nivices dhe Rexhinit. Sot numerohen mbi 400 poezi te shkruara nga ky poet e me shume se 100 nga keto poezi kendohen ne kenge labe ose popullore.

Ne vitin 1998 ai largohet per ne Greqi, vlen per tu permendur puna e tij pateriotike ne Greqi duke u munduar te organizonte lebrit qe jetojne aty. Organizatori dhe kryetari i pare i shoqates “Laberia” dega Athine, dhe si cdo gje tjeter pasi vinte punet ne vije ai u hapte rrugen te tjereve duke dhene doreheqjen, anetare i lidhjes se shkrimtareve Shqiptare ne Greqi. Botues i disa shkrimeve dhe poezive ne Gazeten e Athines. Ai nuk mund te jetonte pa kengen labe, keshtu qe gjate kesaj kohe mundohet te ndertoj nje grup lab dhe ia harrin qellimit duke u bere nje nga organizatoret e grupit lab “Lot kurbeti” ne Athine. Grup i cili ka nxjerre ne treg 4 vellime me kenge ku shumica e kengeve jane te autorit Zaho Balili. Ai u largua nga jeta ne vitin 2001 ne moshen 50 vjecare. Tre nga vellimet e tij u botuan pas vdekjes.

Vellime me poezi:

1. Paskan celur manushaqet. 1997

2. Dritherimat e pranveres. 1998

3. Brengat e shpirtit. 2001

4. Lot Kurbeti. 2003

5. Puth ballin tend Shqiperi. 2011

Vellime me proze:

1. Kur dy zemra dashurohen. 2002

Vleresime:

1. Cmimi e pare ne festivalin folklorik te Gjirokastres ne vitin 1988 me kengen Flaka mbuloi fshane, kenduar nga grupi i Hormoves.

2. Ne vitin 2002, Keshilli i Qarkut Gjirokaster i jep titullin: “Personalitet i Shquar ne Fushen e Artit dhe Kultures” si kengetar i shquar i kenges polifonike te trevave te jugut.

3. Ne 16 Korrik 2012, Presidenti i Republikes z. Bamir Topi. Me urdhrin “Naim Frasheri” i Argjendte

“Per kontribut te shquar ne zhvillimin e folklorit te zones se Tepelenes, vecanerisht me grupin e Hormoves, si drejtues i spikatur dhe rapsod”

4. Me 31 Tetor 2014, Keshilli Bashkiak dhe kryetari i Bashkise Tepelene, i akordojne titullin “Qytetar nderi”, me motivacionin: “Per kontributin e vlefshem ne zhvillimin e folklorit te zones se Tepelenes, vecanerisht me grupin e Hormoves, si drejtues dhe si rapsod”

5. Me 24 Tetor 2015, Shoqata Vatra Labe, Athine, i akordone titullin “Certifikat nderi”: “Shoqata Vatra Labe, i jep kete flet nderi pas vdekjes, krijuesit, rapsodit, kengetarit dhe themeluesit te disa grupeve labe, poetit Zaho Balili. Per ruajtjen, forcimin, zhvillimin dhe perhapjen e kenges polifonike labe, per kontributin e madh te dhene permes krijimtarise se tij ne folkloristike dhe polifoni. “

Loading...