‘Ti dhe Andi bëni lojë sikur jeni ndarë’, Melisa shpèrthen keq ndaj ndjekësit

Andi dhe Melisa i kanë dhënë fund lidhjes dhe kjo u bë e ditur nga thumbimet në rrjete sociale. Mirëpo, për disa nga ndjekësit kjo është vetëm një lojë e tyre për vëmendje.

“Nuk të eci me këngën, tani po bëni lojë sikur jeni ndarë me Andin”, i ka shkruar dikush në Instagram, koment i cili nuk është pritur aspak mirë nga Melisa.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka reaguar ashpër. “Nuk e kam ditur që më ndjekin njerëz të fëlliqur me mendje aq të ligët. Shkoni mor merruni me punët e juaja, mos më ndiqni fare sa rrini më lodhni trurin me budallalliqet e juaja. Na jeni bërë të gjithë profesora jete. Eccc se e dini rrugën nga me shku”, ka replikuar Melisa.

Loading...