Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim për qytetarët shqiptarë, lidhur me aplikimet për Lotarinë amerikane.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada iu kujton qytetarëve se për të plotësuar Lotarinë nuk nevojitet asnjë pagesë. Aplikimet do të jenë të hapura deri më datën 10 Nëntor.

“Po regjistroheni për Llotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para. https://dvprogram.state.gov”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.

Loading...