Gjirokastër – Mjeshtri i gurit feston 80 vjetorin. Ministrja Kumbaro e uron nëpërmjet statusit në facebook.

Mjeshtri i punimeve me gur në Gjirokastër, Muhedin Makri, feston 80 vjetorin e lindjes. Një urim i veçantë i ka ardhur edhe nga ministrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut, Mirela Kumbaro.

“Muhedin Makri, guregdhendesi i famshem i Qafes se Pazarit ne Gjirokaster, nuk i tregon fare 80 vjetet qe mbush sot! Dhe 100 Usta duararte!”, shkruan Kumbaro në Facebook teksa poston edhe foto të mjeshtrit Makri.

Për dekada të tëra dalta në duart e 80-vjeçarit ka gdhendur në gur me mijëra figura, portrete e personazhe. Talentin e vet dhe dashurinë për punën e artin ai e ka përcjellë jo vetëm te fëmijët, por edhe te nipërit e tij. Muhedin Makri është personifikimi më i mirë i ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave të trashëgimisë sonë kulturore. Foto të tij teksa punon në Pazarin e Gjirokastrës i shikon gjithandej nëpër guida turistike, blogje apo rrjetet sociale.
argjirolajm

Loading...