Vajza e aktorit Xhevdet Ferri, Bora Ferri, ka përkujtuar të atin e saj të ndjerë në 61-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi prekës në Instagram ajo shpreh mallin e madh që ndjen për të.
“Ditëlindja jote e 61-të sot babo. Whatever është kuptimi i asaj tani që s’je më. Jo se i kishte ndonjë qejf kush e di, por delikatesave tona për ta kujtuar nuk i thoshe asnjëherë jo. Kush e di, do kishte ndryshuar mendim tani që do të ndihmonte Marlow t’i fryje qirinjve. We miss you dhe duke gërmuar nëpër video i realized sa shumë më ka marrë malli për zërin tënd “që dilte nga kraharori”, shkruan vajza e aktorit.
Kujtojmë se aktori Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare më 16 janar të 2020-ës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960 dhe karrierën e tij e filloi kur ishte student. Për publikun shqiptar ai njihet më së shumti për rolet e tij në filmat “Përrallë nga e kaluara”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Hije që mbeten pas”, “Dasma e Sakos”, dhe shumë të tjerë.
Ferri nga viti 1995 deri në 1999 ai ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Rikthehet në këtë detyrë në vitin 2006. Në vitet 1999-2001, ai drejtoi Teatrin Kombëtar.