Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied pas një beteje të gjatë me sëmundjen, tronditi opinionin publik, por mbi të gjitha të afërmit dhe të dashurit e saj.
Së fundmi ka qënë një nga mikeshat e saj më të ngushta në Luksemburg, Lumturije Ahmetxhekaj, e cila rrëfeu momentet e fundit me artisten dhe miqësinë e ngushtë me njëra-tjetrën.
“Unë të premten fola me të, zërin e kishte perfekt. I thashë se do shkoja ta takoja. Më tha që kishte kontroll dhe të shkoja të martën ta takoja. Të martë u bëra gati të shkoja ta shihja, më kanë ardh mesazhe pa kufi. Unë u habita, s’është e mundur thashë. Më kishte premtuar që s’do ma lëshonte kurrë dorën dhe shpirtërisht më ka ngritur shumë lart.”, tha ajo.
Ajo shprehu se Hueyda i ka dhënë shumë shpresë në jetë dhe pozitiviteti i saj rrezatoi deri në momentet e fundit, teksa ka shtuar se artistja ishte mjaft energjike, pavarësisht dhimbjes që kishte.
“Guxova t’i shkruaja Hueydës. Ajo merrte shumë komente, ishte momenti kur ajo preu flokët. Dhe vendosa t’i dërgoja një mesazh ku i thashë që më pëlqente më shumë me flokët e shkurtra. I thashë se doja ta takoja sepse më pëlqente që kur isha e vogël. Ajo më ktheu përgjigje dhe më tha se isha e vetmja që i kisha komentuar pozitivisht. Unë doja thjesht të komunikoja me të.”, shtoi ajo.