Vasillaq Godo është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës

Vasillaq Godo (1943). Aktor. Lindi ne Vlore, me 15 shkurt. Eshte nder aktoret themelues te teatrit “Petro Marko” te Vlores, ne vitin 1962. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve* per aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qene nder aktoret kryesore te ketij teatri. Eshte protagonist qysh ne premieren e pare te teatrit te Vlores te drama Fundosja e Skuadres e Spahivogli*. Ka spikatur per lojen e tij realiste ,me nje ze te plote ,i parapelqyer per te jetesuar figura epike ,heroike ,duke gershetuar aty me maturi dhe sens artistik anet e madherishme me ato humane ,sikunder jane Hodoja te Lidhur si fisheke gjerdani ,Batoja te Jatagani ,Isa Boletini te Besa e trojeve etj.
Perpos rrafsheve epiko-romantike e dramatike ,aktrimi i tij, vecanerisht kohet e fundit ,ka levizur edhe ne rrafshe te komikes duke fituar shprehesi te holla humoristike, ku ndihen qarte ,gjithashtu ,prerjet satirike te personazhit ,grotesku dhe sarkazma. Nder rolet e tjera te spikatura jane ato te realizuara ne pjeset ;Nje dashuri e tille (Vasllav Kral ),Per ata qe jane ne det ,Sezoni dimeror i kafe “Rivieres’’,Tri mendjet ne ankand (Profesori ),Rinoqeronti, Njeriu i bores, Terroristi i nje qyteti ,S.O.S.ne hotel ,Para semaforit ,Cece (Cecea ),Shpirti i ujkut (Aleksi).V.Goda ka qene ,gjithashtu, recitues i poezise dhe i prozes shqipe ne shume koncerte te fjales artistike .

Loading...