Kjo ishte CV e parë e Bill Gates në Harvard

Shkrimi i një CV nuk është një detyrë e lehtë. Të gjithë ata persona që duan të gjejnë një punë të pëlqyeshme duhet ta përgatisin këtë dokument në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që rekrutuesit të mos e përjashtojnë dhe të kalojë në fazën tjetër. Edhe sipërmarrësit më të suksesshëm, në një moment të jetës së tyre duhej ta përgatisnin këtë letër të parë motivuese.

Javën e kaluar, manjati amerikan, Bill Gates, vendosi të ndajë me ndjekësit e shumtë se si ishte CV e tij disa dekada më parë. “Pavarësisht nëse jeni i sapodiplomuar apo keni braktisur kolegjin, jam i sigurt se CV juaj duket shumë më e mirë se e imja 48 vite më parë”, – tha Gates në një postim në profilin e tij në LinkedIn.

Asokohe ishte 18 vjeç, kërkonte punë me 12 mijë USD në vit. Kjo ishte CV e parë e Bill Gates në Harvard

Detajet e CV-së – Është një dokument që biznesmeni e ka shkruar gjatë kursit të tij të parë në Universitetin e Harvardit, kur ishte vetëm 18 vjeç. Në këtë letër motivuese, themeluesi i Microsoft, duke përdorur emrin e tij të plotë, William Henry Gates, përfshiu kurset që po ndiqte në atë kohë, ose i kishte ndjekur në të kaluarën, si Struktura e Sistemeve Operative, Menaxhimi i Bazave të të Dhënave, Ndërtimi i Kompiluesve dhe Kompjuterave Grafikë.

Në këtë dokument, Gates shpjegoi se kompanitë që ishin të interesuara për shërbimet e tij duhet t’i ofronin një pagë prej 12 mijë dollarë në vit, që përkthehet në rreth 11.533 euro në vit sot. Kjo shumë ishte mbi pagën mesatare në SHBA, e cila në atë kohë ishte rreth 8.000 dollarë në vit.

Sipas CV-së së tij, Gates po kërkonte një punë si “analist sistemesh ose programues sistemesh”. Biznesmeni u largua nga Universiteti i Harvardit dy vjet pas fillimit të diplomës. Pak më vonë do të fillonte të zhvillonte Microsoft-in, kompaninë me të cilën ka arritur të grumbullojë një trashëgimi prej 129 miliardë dollarësh, sipas “Forbes”, ose rreth 117.61 miliardë euro.

Loading...