Ambasada shqiptare në Gjermani del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm me anë të një postimi në ‘Facebook’, për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin gjerman.

Ambasada njofton se prej datës 8 gusht nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 071

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

Sipas ambasadës këto deklarime mund të bëhen vetëm në autoritet policore gjermane.

Njoftimi i Ambasadës në Facebook:

Njoftim shumë i rëndësishëm !

Ambasada me udhëzim të autoriteteve përkatëse në Shqipëri, njofton qytetarët shqiptarë me qëndrim në Gjermani se duke filluar nga dita e hënë datë 8 gusht 2022, nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, d?mtuar apo të bllokuar, vetëm te autoritetet policore gjermane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore gjermane duhet që:

– t‘a legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane);

-t’a përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i liçensuar dhe t‘a paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.

Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostillê pa patur nevojë të përkthet në gjuhë shqipe nga përkthyes.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Ambasada shqiptare në Gjermani del me njoftimin e

Loading...