Samiti i BE-BP/ Ja çfarë ndodh nesër me linjat e urbanëve

Në kuadër të samitit BE-BP që do të mbahet nesër në kryeqytet, Bashkia e Tiranës njofton përmes një shkrese zyrtare se linjat e urbanëve do të jenë të bllokuara nga ora 06:00 deri në 20:00.

“Ndalohet qarkullimi i automjeteve në perimetrin, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga e Elbasanit, Bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Zhan Dark” dhe rruga “Ibrahim Rugova, nga ora 06:00 deri në orën 20:00. Ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë të përgjithshme mbi 7.5 ton, për mjetet me transport të përzier, në qytetin e Tiranës.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve, linjave do të devijohet si më poshtë: Linja nr.1 Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias, 1/B “Kodra e Diellit”2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias, pezullohet. Linja nr.2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik, Ish-stacioni i Trenit, pezullohet.

Linja nr.3, Kashar-Yzberisht-Qendër, pezullohet. Linja nr.4, Qendër, QTU-Megatek-City Park, pezullohet. Linja nr.5/B, Institut-Qendër, pezullohet. Linja nr.9, Qytet Studenti-Jordan Misja, pezullohet. Linja nr.10/A, Materniteti i Ri-Qendër-Ish-fusha e Aviacionit, pezullohet. Linja nr.13 Tirana e Re, pezullohet. Linja nr.14, devijon te “Rruga e Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve rrethqytetëse në rrugën e “Elbasanit”. Ndalohet qarkullimi i të gjithë mjeteve artikulare në transportin qytetas dhe rrethqytetas”-thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

Më poshtë dokumenti me linjat përkatëse të urbaneve:

Loading...