Njoftimi i rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që shërbimet e Policisë Rrugore të jenë në gatishmëri, në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje.

Në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Për shkak të reshjeve të shiut, në segmentet rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore është më i lartë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve të akset rrugore në të cilat janë krijuar vështirësi për shkak të motit të keq.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përrdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve të ndjekin dhe të zbatojnë me rigorozitet udhëzimet e Policisë Rrugore dhe të telefonojnë në numrin 112, për problematikat që mund të hasin gjatë udhëtimit të vështirësuar për shkak të motit të keq.

Loading...