Njeriu më i pasur në Shqipëri tregon historinë me xhaxhain që punoi për shërbimet sekrete amerikane: Hyri 6 herë diversant në Shqipëri

Biznesmeni i njohur shqiptar Samir Mane ka ndarë këtë të enjte në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” historinë e veçantë të xhaxhait të tij.

Mane rrëfen se xhaxhai i tij, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë para pak vitesh kishte punuar në vitet e komunizmit për shërbimet sekrete të Amerikës. Ai shton se xhaxhai i tij hyri në Shqipëri 6 herë si diversant.
Xhaxhai juaj ishte një prej njerëzve që ka punuar për shërbimet sekrete amerikane dhe ka hyrë gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri?

Samir Mane: Ka hyrë 6 herë diversant në Shqipëri. Ka vdekur para disa vitesh në moshën 100-vjeçare.

-Jetoi deri vonë, e arriti dhe rrëzimin e komunizmit?

Samir Mane: E arriti dhe u gëzua shumë. Ai ka qenë një nga njerëzit që edhe në fillim më ka ndihmuar kur mbërrita në Austri, me gjëra të vogla.

-Ju ruheshit ta thonit këtë që xhaxhai ishte arratisur nga Shqipëria?

Samir Mane: Po ne prej tij kemi vuajtur, sepse nuk ishte një kushëri, por vëllai i babait i arratisur dhe aktiv kundrejt Shqipërisë.

Loading...