Eksperti i emigrimit në SHBA, Lorenc Mansaku, në një intervistë për MCN folur për Lotarinë amerikane të cilën shqiptarët ende vazhdojnë ta konsiderojnë një endërr.
Teksa ka sqaruar kushtet për aplikimin, Mansaku ka sqaruar se përzgjedhja është e rastësishme dhe nuk ka të bëjë me vendin e aplikimit. Sipas tij, interesi i shqiptarëve vazhdon të jetë i lartë, 250 mijë aplikantë në vit.
“Lotaria amerikane është një temë e dashur për shqiptarët më 4 tetor filluan regjistrimet të cilat do vazhdojnë deri 7 nëntor. Përtej mitit të Korçës që gjithmonë është diskutuar, vitet e fundit dhe rajoni Fier, Vlorë Lushnje pothuajse ja ka kaluar Korçës. Njëherë e një kohë ka qenë Korça por vitet e fundit ky rajon në numër ka qenë më i lartë. Mund të thoja se numri i aplikuesve, pra interesi vijon të jetë i lartë, pati njëlloj stepje në vitet e pandemisë, por interesi i shqiptarëve vazhdon të jetë i lartë 200-250 mijë aplikantë në vit, përshi dhe familjarët e tyre dhe shkon në 350 mijë.
Një gabim që bëjmë në aplikim është përdorimi i të njëtës foto për dy vite me radhë, sepse është skualifikim i menjëhershëm. DASH kërkon se duhet të kësh një foto të re çdo vit, pasi ka pasur dhe manipulime si një tjetër mund të aplikojë në emrin tënd. Mosha nuk është kriter por mbarimi i shkollës së mesme. Nuk kërkohet më numri i pasaportës siç kërkohej më përpara dhe kishte persona që se kishin pasaportën e vlefshme, por për personat që kanë aplikuar vjet procedura është e thjeshtë. Ajo që doja të thoja është se ka një konfuzion në përgjithësi kur familja është e përbërë nga 4 veta. Çështja është se aplikanti kryesor mund të aplikojë vetëm njëherë kur përfshin bashkëshorten dhe fëmijët. Bashkëshortja po ashtu mund të aplikojë si aplikantë kryesore”, tha ai.