Dedikim i Aurela Gaçes per Birçe Haskon:” E dua shumë këtë njeri,për publikun je gur i rrallë i artit Shqiptar!”

Këngëtarja vlonjate, Aurela Gaçe kohët e fundit gjithmonë e më shumë kthehet pas në kohë, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Ditën e djeshme ka kujtuar një nga profesorët, por edhe bashkëqytetarët e saj, artistin Birçe Hasko. Ajo e ka përshkruar atë me shumë superlativa, siç edhe ai e meriton, në fakt.

E dua shumë këtë njeri, Birçe Haskon. Në katër vite si studentja e tij në Akademinë e Arteve, pashë me sytë e mi, punë, djersë dhe drejtësi. Në fillim thosha: bobo sa i ashpër ky profesori, pasi mendoja se të studiosh për arte, duhet të qeshësh gjithë ditën. Ndërkohe ishte e kundërta. “Disiplina” ishte e para që na mësove, pastaj me radhë filluam zbuluam njeriun.

Për publikun je gur i rrallë i artit Shqiptar, për mua e studentët e tu je dyfish gur i rrallë, pikërisht sepse kemi arritur të njohim njeriun. Na mësove se gjithçka arrihet me punë e me dinjitet…”- e mbyll postimin Aurela.

Mendimin e saj e mbështesin shumë komentues; ata thonë se, një burrë lab nga Dukati i Vlorës si Hasko zor se mund t’i vijë më këtij vendi. Epo, e paçim Birçen! Ju flet Tiranaaa!

Loading...