“Ylli” i Kinematografisë Shqiptare Timi Flloko

Timoleo Flloko ose Timo siç njihet nga publiku ka lindur në Pejë më 26 prill 1948, është një aktor shqiptar.

Rjedh nga nje familje Gjirokastrite.

Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970.

Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët

aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit.

Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve.

Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë. Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë prej shtatë vitesh arriti të futet edhe në botën e Holliwodit ku luajti në disa filma.

Pas kthimit nga Amerika u kthye në Tiranë ku tani punon si pedagog në Akademin e Arteve në Tiranë në degën e aktrimit dhe regjisurës. Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç.

Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin “Kur zbardhi një ditë” dhe Kabos në “Malet me blerim mbuluar”, të xhiruar në vitin fatlum 1971.

Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek “Shtigje lufte” (1976) dhe Luani tek “Lulëkuqet mbi mure” (1976), ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.

Filmografia

(2008) “Watch!” – Andrea
(2007) “Pamje nga ura” Teatër
(2006) “Stay Awake” – Mirosh
(2006/I) “In Between” – Nick
(2005) “Syri magjik” – Niko
(1999) “Evil Never Dies” (episodi i V) – Mustafa
(1999) “Angel’s Dance” – Shanku (The Shank)
(1999) “K-911” (V) – Xhonson (Johnson)
(1995) “Përdhunuesit”
(1994) “Loin des barbares” – Vladimiri
(1992) “Vdekja e kalit” – Agroni
(1990) “Balada e Kurbinit” – Gurgen Dreni
(1987) “Binarët”
(1987) “Vrasje në gjueti”
(1986) “Fillim i vështirë” – Bujari
(1986) “Rrethimi i vogël” – Shoku Agron, kryetari
(1985) “Të paftuarit”
(1984) “Militanti” – Visar Shundo (Vasil Shanto)
(1984) “Nata e parë e lirisë” – Ceçemi
(1979) “Ballë për ballë” – Inxh. Sergej
(1979) “Liri a vdekje” – Cerçiz Topulli

(1977) “Njeriu me top” – Mato Gruda
(1976) “Lulëkuqet mbi mure” – Luan Sina, mësuesi
(1974) “Shtigje lufte” – Kanan Tafili (Kajo Karafili)
(1971) “Kur zbardhi një ditë” * – rtizan Meço (1971) “Malet me blerim mbuluar” – Kapo Dalipi
(1969) “Përse bie kjo daulle”
(1967) “Gadhnjim mbi vdekjen” – Fatosi

Burimi:Aktoret Shqiptare

Loading...