Ndreke Shkjezi, aktori i madh i roleve te vegjel

Artist i Merituar Ndreke Shkjezi ka vite qe i mungon skenes dhe ekranit shqiptar.

Ka kaluar kohe por megjithate, fraza nga filmat apo batutat plote kripe nga pjeset teatrale qe interpretoi apo i ngriti ne skene neper vite mbeten ne kujtesen e nje publiku te gjere.

Ndreke Shkjezi lindi ne qytetin e Shkodres me 3 qershor 1922. Femijeria e tij u rrokullis fillimisht ne vendlindjen e tij, plot culture dhe tradite te lashte, dhe me pas ne qytetin e Durresit.

Po Shkodra do ta magjepste gjithmone me madheshtine, bukurine dhe me magjine e artit te saj. Shkodres do ti referohej deri ne fund te jetes se tij.

Ishte vetem 14 vjec at’here kur shikoji per here te pare nje pjese teatrale ne te cilen interpretonin Pjeter Gjoka, Luigj Mjeda, Gjon Karma dhe Loro Kovaci. Impresionet e para teper te fuqishme do t’i linin gjurme per gjith jeten e ndoshta do te ishin pikerisht keto impresione qe do te pervijonin perfundimisht koordinatat e tij artistike dhe sociale.

I magjepsur nga arti, ai provon te kendoje apo te orkestroje neper trupat e vogla amatore te asaj kohe. Madje tenton edhe te interpretoje ne dy skece te shkruara nga Kole Jakova, pikerisht te “Fotografi i hutuar” dhe “Bari i Marise”. Intuita e lindur e ndihmon te skicoje te dehurin, e vite me vone, ai neper intervista te ndryshme do te kujtonte pikerisht ate, rolin e tij te pare.

Viti 1945 e gjen ne Tirane, prane trupes se teatrit popullor. Deri ne ate vit shfqajet teatrale organizoheshin nga kompanite, shoqatat etj. Nemaj te atij viti shteti vendos te krijoje Teatrin Profesionist te Shtetit dhe Ndreke Shkjezi ka qene nje nga guret e pare, te ardhur nga Shkodra, ne themelet e Teatrit Kombetar. Qe nga krijimi i teatrit profesionist dhe deri kur u nda nga jeta, ne vitin 2002, ai ka qene nje aktor shume aktiv ne truper e teatrit popullor sot Teatri Kombetar

Ne fillimet e tij, Ndreke Shkjezi interpreton role te rinjsh me tipare te shkathta dhe karaktere tejet dinamike, e hera heres plot dikotomi apo kundershtime te brendshme. Keshtu ai trasmeton te publiku gjendje dhe perjetime emocionale mjaft te fuqishme, nje plotesi emocionesh. Edhe pse pa shkolle arti, ai arrine te bie ne sy fale dhuntise, talentit dhe vezhgimit te mprehte te realitetit, karaktereve dhe natyres njerezore

E natyrisht, ai vezhgon edhe raportet midis individeve, ai arrin te percjell fillimisht personazhe te besueshem dhe konkret. Interpreton keshtu Aleksin te “Gjido” (dashnori), Simonin te pjesa “Deputeti”, Stornikovin tek “Martesa”, tregtarin tek “Revizori”, “Fytyra e dyte” ; “Mbas dy vjetesh”, “Epoka para gjyqit”, “Nje leter e humbur”, “Shtate shaljanet”, etj. Mbi 78 role ne teater marrin jete dhe forme prej talentit, mjeshterise dhe individualitetit te tij krijues. Shume shpejt ai spikat me vecansine, me perdorimin e detajeve teper shprehese qe ngjisnin rolin dhe plastiken tejet efikase

Vetem pak vite me pas, regjisori Rus Sergei Yutkevich i ofron atij rolin e pare ne kinematografi, pikerisht ate te Jakobinit tek filmi “Skenderbeu”, krahas aktoreve teper te njohur te asaj kohe si Besa Imami, Naim Frasheri dhe Mihal Popi.

Keshtu, rruga e tij krijuese fiton tipare te reja. Ai prihet me nje natyrshmeri te rralle tek rolet e vogla ne teater, qe ne dukje te japin pershtypjen si anesore, por ai mjeshterisht arriti te gjeje thelbin e personazhit te tij dhe e ploteson ate me detaje qe qemtonte nga jeta dhe realitetet e kohes. Permendim ketu rolin e Zenelit tek “Lulet e sheges”; roli i Kocos, i dehuri, tek “Fytyra e dyte” e Dritero Agollit nje personazh sa tragjik aq dhe komik, qe perms plastikes shprehese gjestikulacionit dhe detajeve ze vend ne galerine e roleve te paperseritshem.

Ai ka qene nje artist i pajisur me nje fantazi dhe intuite shume te madhe. Dinte t’i skaliste rolet shume bukur, krijonte karaktere te vecanta duke u nisur kryesisht nga bota psikologjike e personazhit. Natyrshmeria e lojes se tij, vertetesia dhe njelloj qesendisje holle qe buronte nga kontrasti i portretit me ndjesine qe percillte, nuk i shpetonte syrit te mprehte te vezhguesit te artit dramaturgjik.

Ndreke Shkjezi interpreton me sukses si ne pjeset shqiptare ashtu edhe ne dramaturgjine klasike dhe ate bashkekohore. Mjaft te spikatur dhe plot individualitet jane rolet qe ai luan tek “Cuca e maleve”, “Permbysja e madhe”, “Karavidhet”, “Oret e Kremlinit”, “Prefekti”, “Bashke me Agimin”, “Lezja” e me pas tek “Halili dhe Hajria”, “ I cuditshmi”, “Pergjegjesi fisnik” , “ Ne kopshtin e jargavaneve”. Edhe pse ne dukje role episodike, ata mbartin nje specifike te vecante ne peshe dramaturgjike te vepres. Per Shkjezin nuk ka ndarje rolesh ne “te medhenj” apo “ te vegjel” ka vetem role te realizuar ose jo.

Pervecese ploteson dhe i jep jete personazhit kryesor ai shpesh rivalizon me te. Keshtu ndodh tek komedia “Prefekti” e Besim Levonjes, ku Ndreka ne rolin e Kapterr Veliut jo vetem e ploteson dhe e evidenton karakterin e Prefektit por edhe e rivalizon ate.

Nje tjeter personazh, ku shfaqet fare mire mbrekullia dhe thellesia e lojes se tij interpretative, eshte Pjeter Zeka te “Cuca e maleve” e Loni Papes. Ne kete pjese plastika dhe cdo gje tjeter jane ne funksion te karakterit te krijuar prej tij. Ketu, gjithashtu, shfaqet edhe se me sa perkujdesje te madhe ai punonte me rolin dhe sa shume arrinte qe ta realizonte ne karakterin e tij.

Pra, Ndreke SHkjezi nuk ishte thjeshte nje figure plotesuese ne konceptin e regjisorit, porn je element i pazevendesueshem qe i perkiste teresise interpretative dhe dramaturgjike. Shkjezi jo vetem e ploteson figuren kryesore por i jep kuptim kesaj figure.

Ashtu si ne skenen e teatrit, ai kerkonte qe edhe ne sheshin e xhirimit te luaj role te vegjel, ato episodiket, por ai dinte ta ngrinte nje rol dhe te formonte karakterin qe kerkohej nga regjisori. Galeria e personazheve qe Ndreke Shkjezi krijoi eshte tejet e pasur. Ne celiluidet e kinematografise jane skicuar perjetesisht interpretimet e tij mbi 30 filma artistik.

Pas Jakobinit ne filmin “Skenderbeu” ai interpreton tek “Debatiku”, “Detyre e posacme”, “Plage te vjetra”, “Mengjese lufte”, “Vajzat me kordele te kuqe”, “Kur hidheshin themelet”, “Ne pyjet me debore ka jete”, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”.

Pasioni per artin e ben qe ai te mos e braktis asnjehere ate. Edhe pse ne vitin 1978 del ne pension ai nuk perton t’ia nise serish nga fillimi duke kerkuar role te reja. Keshtu, e gjejme duke interpretuar tek “Radiostacioni”, “Ne vinim nga lufta”, “Sketerre 43”, “Ne prag te lirise”, “Besa e kuqe”, “Shoku yne Tili”, “Apasionata”, “Fundi i nje gjakemarrjeje, “Fejesa e Blertes”, “Vendimi”, “Mondi dhe Diana”, “Tre vete kapercejne malin”, “Kur hapen dyert e jetes”, “Fjale pa fund”, “ Te paftuarit”, “ Rruga e lirise”, “Dhe vjen nje dite”, “Kemishat me dylle”, “Telefoni i nje mengjesi”, “Bardhesi”, “Bregu i ashper”, “Nje djale dhe nje vajze”, Flete te bardha”./aktoret shqiptare

Loading...