Viktor Zhusti (1942). Aktor. Lindi ne Athine, me 8 dhjetor.
Pas mbarimit te shkolles se larte per aktore ‘’ Aleksander Moisiu’’, me 1963, filloi pune ne Estraden e Gjirokastres dhe me pas ne teatrin e ketij qyteti.
Me 1974 u terhoq si pedagog i ‘’Fjales artistike ‘’ ne Institutin e Larte te Arteve, ku punoi deri me 1997 ,vit qe u largua nga Shqiperia per ne Greqi .
Qysh student spikati per forcen e interpretimit, temperamentin, zhdervjelltesine, te cilat u vune re ne rolet kryesore qe ai luajti ne dramen.
Nje dashuri e tille e Pavel Kohutit dhe Bixhozcinjte e N.Gogolit.
Ne vitin 1981, ne skenen e Teatrit Popullor, i dha jete e vrull figures se Besimit te drama Komunistet e Ruzhdi Pulahes, permes se ciles misheroi me tone heroike dhe elegjiake figuren e aluduar te Heroit te Popullit Qemal Stafa, e pare me simpati dhe admirimin, si nje riosh idealist, udheheqes dhe atdhetar, qe vetemohohet per Lirine .
Nga figurat mbreselenese te V. Zhustit ne skenen e teatrit ka qene ajo e Samiut te drama Mesuesi i letersise e Ruzhdi Pulahes (1982) dhe ajo e Albertit ne komedine Shi ne plazh e Teodor Lacos (1987).
V. Zhusti eshte nje nga aktoret e suksesshem te kinematografise, me rreth 10 role kryesore. E filloi me rolin e Mark Dedines ne filmin Komisari i drites (1966), vijoi me pas me ate te Jaho Canit te Malet me blerim mbuluar (1971), te Pandit te Gezhoja e vjeter (1980) me te cilin fitoi Medaljonin e Festivalit, te Kujtimit te Kur po xhirohej nje film (1981), te Pandeli Cales te Nentori i Dyte.
Nje nder kulmet e aktrimit te tij ne kinematografi ishte krijimi i figures kontradiktore te Llanos ne filmin Dhe vjen nje dite (1986), me te cilin shperfaqi procesin e tjetersimit te nepunesit ne pushtet, dilemat dhe kundershtite e tij per te kapercyer situatat korruptive qe shkaktoheshin nga lakmia per karriere te pamerituar dhe perfitime .
Interpretimi i tij karakterizohet nga vrullet racionale, me ndertime inteligjente te diagrames se rritjes dhe zhvillimit te rolit nga situata ne situate, duke bere kujdes perhere per qartesite te mendimit pershkues, theksimeve logjike dhe perspektive’.
Dinamik dhe i gjalle here –here ai pelqen tonet e ashpra dhe konfliktualitetin. Si pedagog i ‘’Fjales artistike’’ ai u shqua per seriozitetin e trajtimit te lendes, per nivelin shkencor-pedagogjik te mesimdhenies si dhe aftesite e zbulimit te prirjeve te natyrshme te studentet.
Ne aktrimin e V .Zhusti spikatin tonet e forta, nje lloj ‘’vrazhdesie ‘’e te sjellurit, ritmi i larte ne dialog, prirja per konfliktualitet, syri zhbirues , fjala konkrete dhe e adresuar qarte te partneri, logjik e veprimit, konkretesia, tejpamja e mendimit pershkues.
Ne vitin 2009 luajti rolin e mjekut ne komedine Te gjithe me huqe te Laurent Bafie, regjisor G. Kame, fale te cilit, pas njezet vjetesh largim nga skena, rikonfirmoi talentin e tij te sigurt duke sjelle ne skene nje nga rolet e bukura te karrieres artistike. Mban titullin’’ Artist i Merituar’’.