Robert Aliaj ndërpret lajmet dhe habit me veprimin e tij: “Boll më me politikanë!”

Nuk ndodh të shohësh përditë një skenë të tillë live, aq më tepër në një studio lajmesh ku zot i studios është folësi i lajmeve.

Por kur bëhet fjalë për artistin Robert Aliaj Dragot nuk mund të flasësh për rregulla.

Në studion e lajmeve të RTV Ora për një moment u krijua një situatë konfuze, kur Aliaj ndërpreu edicionin e lajmeve: Boll më me politikanë!

Por gjithçka ndodhi në fakt nuk është as më shumë dhe as më pak se promovim i emisionit të ri që shumë shpejt pritet të nisë transmetimin nën drejtimin e tij “Vetëm një natë”.

Emisioni do të transmetohet çdo të shtunë në orën 22:30, shkruan meganews.al

“Është një ide e vjetër për të evidentuar vlera trashëgimie shqiptare nga të gjitha aspektet e trashëgimisë që kemi ne, mikëpritja, vlera shpirtërore, si gatuajnë shqiptarët.

Flasim për çdo gjë, flasim për realitetin, trokasim në derë papritur, mirëpresim njerëz edhe kur nuk na lajmërojnë.

Dua të promovoj kur njerëzit janë spontanë, kur njerëzit gabojnë me shpirt sesa kur gënjejnë me sinqeritet” tha Aliaj.

Loading...