Sesilia Plasari ishte vetëm 23 vjeçe kur luajti fimin “Edhe kështu edhe ashtu”.
Në vitet e para të demokracisë pati fatin të merrte një ftesë nga shkolla e famshme franceze “Florent” për të bërë një eksperiencë të cilën ia ofroi z.François Florent, krijuesi dhe drejtuesi i të kësaj shkolle franceze e internacionale.
U nis drejt Parisit të famshëm ku prindërit e saj hynë në borxh për ti paguar biletën e avionit. Komedia “Edhe ashtu edhe kështu”, me regji dhe skenar të Bujar Kapexhiut, me muzikë të Ardit Gjebresë është prodhuar në vitin 1989 nga “Kinostudio Shqipëria e Re”.
Me një stil flokësh të rrallë për kohën dhe një fytyrë engjellore, ajo mahniti shikuesit me pamjen e saj gjatë asaj periudhe, ndoshta nga të paktat bukuri që shqiptarët mundeshin të përballeshin në atë periudhë ku mungonte çdo gjë.
Jeta e Sesilias ka qenë midis Shqipërisë dhe Francës, ku më shumë ka qenë e angazhuar në Francë.
Edhe pse vitet kanë kaluar, për Sesilian duket sikur kanë ngelur në vend. Ajo trasmeton të njëjtën fisnikëri dhe freski pavarësisht viteve të shkuara.