Vajza e Vaçe Zelës zbulon anën e panjohur të këngëtares së madhe “Nuk kishte asgjë, lante me dorë”

Ajo ka qenë dhe mbetet ikona e muzikës shqiptare që me ndarjen e saj nga jeta në 6 shkurt të vitit 2016, la pas një pasuri të vyer artistike, por edhe familjen e saj të përbërë nga bashkëshorti Pjetër Rodiqi dhe vajza Irma.

Kjo e fundit ka zgjedhur të ketë një profil aspak publik dhe pa lidhje me botën e artit, edhe pse ka një ngjashmëri fizike të jashtëzakonshme me nënën e saj.

E ftuar ditën e djeshme në ‘’A SHOW” Irma ka rrëfyer një anë komplet të panjohur të Vaçes, një jetë e mbushur me sakrifica, por edhe vështirësi.

Ajo tregoi për dashurinë mes nënës së saj Vaçes dhe babait Pjetër, për të cilën tha se ishte një dashuri e madhe e pamasë, ndërsa përtej zërit të mrekullueshëm, vështirësitë ekonomike kanë qenë të pranishme në jetën e këngëtares .Irma kujton se si e madhja Vaçe Zela lante me dorë në govatë rroba pafund. “Lante shumë, me dorë, në govatë .

Me sapun, ishin disa sapunë si të zinj. Kishim një komshi poshtë që thoshte aman moj se më le pa gjumë, se ajo govata bënte shumë zhurmë.

Një ditë në shtëpinë tonë erdhi studiuesi i njohur Adriatik Kallulli dhe si në shumë raste e gjeti duke larë rroba. Dhe i tha pse nuk blen një?

Ajo i tha pak me drojë që nuk mundem. Ishte një periudhë pak e vështirë, sepse im atë po punonte në ndërtim.

Ai vërtetë e dhuroi, por ne e konceptuam si një borxh dhe na u deshën shumë vite për ta larë. Kur im atë shkoi t’i kthente paratë, ajo filloi të këndonte nëpër shtëpi.

Loading...