Margarita Xhepa, aktorja e madhe e skenës shqiptare prej disa javësh gjendet e shtruar në spital – ‘Margarita jonë e shtrenjtë. U shërofsh sa më shpejt’

Margarita Xhepa aktorja e madhe e skenës shqiptare prej disa javësh gjendet e shtruar në spital.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në këmbë dhe tashmë po merr mjekimin e duhur dhe gjendja e saj është  e mirë.

Këngëtarja Irini Qirjako ka postuar në profilin e saj në Facebook foto nga vizita e saj në spital.

Postimi i plotë

Margarita jonë e shtrenjtë. U shërofsh sa më shpejt…Ishim tek Margarita në spital bashkë me miken Zenepe Luka, Presidenten e Fondacionit, Nermin Vlora, për të vizituar Margaritën, Margaritën e Fondacionit. Shërim të shpejtë e shtrenjta jonë.

Loading...