Bujar Asqeriu rrëfen historinë e emrit të tij

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Rudina” ku ndër të tjera foli edhe për emrin e tij të vërtetë.

Të gjithë mbetëm të habitur kur ai tregoi në studio se emri i tij i vërtetë është Drini dhe se të gjithë e thërrasin atë me këtë emër.

Aktori rrëfeu për herë të parë publikisht historinë e trishtë që fshihet pas emrit, duke thënë se Bujar quhej vëllai i tij i madh i cili kishte ndërruar jetë kur ishte vetëm 6-muajsh.

“Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai ishte ndarë nga jeta kur ishte 6-muajsh. Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes ai nuk po merrte frymë. Ishte shumë i bukur me flokë të zinj dhe kaçurrela, më thoshte nëna.

Kur linda unë donin të ma vinin emrin Drini ose Safet. Vendosën për Drini dhe shkuan për të më regjistruar. Punonjësi i gjendjes civile i kishte thënë: ‘Ç’është ky emër lumi?’ Ata ishin stepur dhe babai i kishte thënë nënës të më regjistronin si Bujar me emrin e vëllait, por pastaj më thërrisnin vazhdimisht Drini.

E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar jetë.

Të gjithë në familje më thërrasin Drini, edhe gruaja”, tha Bujari. /tiranapost.al

Loading...