“Të flasim dhe të shkruajmë pa gabime” – Mësimi 7 – Nga mësuesja e gjuhës Lejla Gorishti

Drejtshkrimi i zanoreve‎
‎Zanorja u‎

Shkruhen me -u- në të gjitha rasat emrat dhe mbiemrat më -ull, -ur, si edhe fjalët e formuara prej tyre:

akull, akulli, akullit, akullin, akullore; kukull, kukulle, kukulla, kukullës, kukullën, kukullat, kukullave, kukullash; kumbull, kumbulle, kumbulla; mjegull, mjegulla, mjegullor, i mjegullt; nofull, nofulla, nofullën, nofullat; petull, petulla-t, petulloj; rrotull, rrotulla-t, rrotullash, rrotullohem; sqetull, sqetulla-t; shembull, shembulli, shembullit, shembullin, shembujt, shembujve, shembujsh, shembullor, (i, e) pashembullt; shpatull, shpatulle, shpatulla-t; tingull, tingulli, tingullor, tingullimitues; vetull, vetulla-t etj.;

(ujë) amull, amulli, mashkull, mashkullore etj;

flutur, fluture, flutura, fluturës, fluturën, fluturat, fluturave, fluturash, fluturak, fluturim; hekur, hekuri, hekurit, hekurin, hekura, hekurat, hekurave, hekurash, hekuros, hekurishte, i hekurt; lepur, lepuri, lepurit, lepurin, lepurush etj.;

(qytet) i bukur, (lule) të bukura, bukuri, bukurosh etj.

Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjala shembëllej dhe formimet prej saj, si edhe fjala shembëlltyrë shkruhen me -ë-.

Në pajtim me shqiptimin e ngulitur prej kohësh fjalët tingëlloj, tingëllim, tingëllimë, bashkëtingëllore, të formuara nga fjala tingull duke u shpërngulur theksi nga -i-ja e temës, shkruhen me -ë-.

Zanoret i dhe y‎ .

Shkruhen me i dhe jo me y fjalët:

ai, bilbil, direk, fishek, frikë, gjilpërë, gjilpëryer, hipi, hipje, krimb, krimbet, krip, kripë, kripore, qilim, qime, rrip, sirtar, shpirt, shqip, shqipëroj, shqiptar, shqiptoj etj.

Shkruhen, përkundrazi, me y fjalët:

byzylyk, çyryk, dysheme, gjym, (i, e) gjymtë, gjymtoj, gjysmë, gjysmak, lëtyrë, lyp, lypës, tym, vyshket, zymbyl.

Mësuesja e gjuhës shqipe
Lejla Gorishti.

Për të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe falas mund të kontaktoni :
Tel : 0675270616 ( Lejla)
Facebook : https://www.facebook.com/lejla.gorishti

Loading...