Mos qani..! Ismail Qemali, Plaku i Shqipërisë, nuk ka vdekur edhe kurrë nuk mund të vdesë sa të jetë bota – Mihal Grameno

Nga R.M

Mos qani..!!!

Mos qani dhe mos vajtoni kurre te kurres, ju, o male edhe kodrat e Shqiperise! Mos pushoni kurre te kurres ju lumenj me oshetimet tuaja se treguar vendit te Pellasgevet, vendit te Lirise dhe Qyteterimit, vendit ku jane lere burrat me te medhenj te botes! Mos qani edhe kurre te kurres mos qani! Mos qani dhe prap mos qani! Mos qani se kini per te turperuar nje komb fisnik edhe kalores ne bote. Do te turperoni kombin antik ne qofte qe kini per te treguar se, me vdekjen e Plakut te Shqiperise, humbi ajo fare trimnore, e cila ka nxjerre luanet e botes!

Ismail Qemali, Plaku i Shqiperise, nuk ka vdekur edhe kurre nuk mund te vdese sa te jete bota. Ne eshte se ka vdekur Skenderbeu atehere le te thomi qe vdiq edhe Plaku, por jo kurre! Plaku rron edhe do te rronje sa te kete Shqiperia shqiptare!

Vdiq kufoma e tij, po jo mejtimet edhe qellimet. Trashegimtaret e tij kane per te qendruar te patundur rreth programit kombetar, brez pas brezi, duke mbushur deshirat edhe mejtimet e nalta dhe patriotike te atij plaku te vyer, te atij Plaku, i cili ishte Babai i Kombit, pas Skenderbeut!
Kurre nuk mund qe te rrembenj vdekja nje Ismail Qemal! Ay rron edhe do te rronje sa te jete Shqiperia dhe i fundit shqipetar, se faren qe ka mbjelle ka zene rrenje te shendosha dhe asnje fuqi ne bote nuk munt qe t’e çkulnje prandaj nuk kemi per te qare kurre po kemi per te thene qe rron edhe ka per te rrojtur Ismail Qemali, Plaku i Shqiperise!
Mos qani pra, ju o shqiptare, se rron Plaku posa qe kemi per te gjyrmuar Programin e tij kombetar edhe ajy program qendron “Shqiperia e Shqiptarevet!” Mos qani, pra mos qani!

Mihal Grameno
Marre nga Gazeta Albania Worcester Mass Nr.42,date 30 janar 1919

Loading...