“Të flasim dhe të shkruajmë pa gabime” – Mësimi 9 – Nga mësuesja e gjuhës Lejla Gorishti

Drejtshkrimi i zanoreve‎
Grupe zanoresh dhe diftongje‎ Grupi -ie- / -je-‎

Shkruhen me -je- foljet me temë më -l, -ll, -rr njësoj si edhe foljet e tjera të këtij tipi me temë më bashkëtingëllore (si rrjedh, djeg, pjek, rrjep); me -je- shkruhen edhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre:

mjel, vjel etj.; mbështjell, mbjell, përcjell, pjell, sjell, shtjell, vjell etj.; nxjerr, tjerr, çjerr etj.; mjelëse, vjelje etj.; mbjellje, mbjellës, përcjellës, përcjellje, pjellor, sjellje, ujësjellës etj.;

tjerrje tjerrje etj., po ashtu si djegës, bukëpjekës etj.
Këto folje në vetën e dytë shumës të së tashmes dhe në të gjitha vetat e së pakryerës së dëftores e të lidhores, në urdhëroren dhe në trajtat pësore-vetvetore shkruhen me -i-:

(të) vilni; (të) vilja, (të) vilje…; vil; (të) vilet, (të) vilen; (të) vilej, (të) vileshin etj.;

(të) përcillni; (të) përcillja, (të) përcillje…; përcill; (të) përcillesh…; (të) përcillesha, (të) përcilleshe etj.;

(të) nxirrni; (të) nxirrja, (të) nxirrje…; nxirr; (të) nxirrem, (të) nxirresh; të nxirrej, të nxirreshin etj.

Grupi “ye‎”

Grupi ye shkruhet i plotë:

arsye, i arsyeshëm, arsyetoj, arsyetim, dyer, fëndyell, fyej, fyerje, fyell, gjilpëryer, krye, kryesi, kryesor, kryekëput, kryeneç, lyej, lyerje (por lyrë), përlyej, ngjyej, ngjyerje (por ngjyrë), i pëlqyeshëm, përkthyes, pyes, pyetje, pyetës, i rrëmbyeshëm, rryeshëm, i shkëlqyeshëm, shqyej, thyej, thyerje, thyesë, i pathyeshëm etj.

Mësuesja e gjuhës shqipe
Lejla Gorishti.

Për të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe falas mund të kontaktoni :
Tel : 0675270616 ( Lejla)
Facebook : https://www.facebook.com/lejla.gorishti

Loading...