Fjala e Nënë Terezës kur mori Nobelin për Paqe: Sikur vetëm të kujtonim se Perëndia na do ne dhe se ne kemi një mundësi për të dashur të tjerët!

Gonxhe Bojaxhi

Sot, mjeti më i madh, shkatërruesi më i madh i paqes, është aborti. Dhe ne që po qëndrojmë këtu, prindërit nga kanë dashur.

Nuk do të ishim këtu sikur prindërit do të na e bënin atë. Fëmijët tanë, ne i duam ata, por çfarë mund të thoni për miliona të tjerë. Shumë, shumë pak njerëz janë të shqetësuar për fëmijët e Indisë, për fëmijët e Afrikës, ku vdesin një numër i madh prej tyre, ndoshta nga uria, ushqimi i keq dhe kështu me radhë, por me miliona po vdesin me dashje nga vullneti i nënës. Dhe ky është shkatërruesi më i madh i paqes sot.

Sepse nëna vret fëmijën e saj, atëherë çfarë do të bëjë me ty dhe mua, nuk ka asgjë midis nesh. Dhe për këtë apeloj në Indi, apeloj kudo. 

Le t’i sjellim fëmijët përsëri, dhe ky vit të jetë viti i fëmijëve: çfarë kemi bërë për fëmijët?Në fillim të vitit unë thashë, fola kudo dhe thashë: “Këtë vit le t’i bëjmë të ndihen të dashur të gjithë fëmijët e lindur dhe të palindur. Dhe tani që jemi në fund të vitit, a i kemi bërë fëmijët të ndihen të dashur?

Nuk e besoj se jemi me të vërtetë punonjës socialë? Ndoshta bëjmë punë sociale në sy të njerëzve, por në të vërtetë jemi soditës në zemër të botës. Pasi ne po e prekim trupin e Krishtit 24 orë në ditë. Jemi 24 orë në prezencën e tij, unë dhe po kështu dhe ju. Edhe ju duhet të përpiqeni ta sillni prezencën e Perëndisë në familjen tuaj, pasi familja që lutet së bashku qëndron së bashku. Dhe unë besoj se ne në familjen tonë nuk kemi nevojë për armë dhe bomba, për të shkatërruar që të sjellim paqe, por mjafton të mblidhemi së bashku, të duam njëri-tjetrin, të sjellim paqe, atë gëzim, atë forcë në prezencën e njëri-tjetrit në shtëpi. Dhe do të jemi në gjendje ta mposhtim atë forcë djallëzore që është në botë.

Ka kaq shumë vuajtje, kaq shumë urrejtje, kaq shumë varfëri dhe ne me lutjet tona, me sakrificat tona do të fillojmë në shtëpi. Dashuria fillon në shtëpi, dhe nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në veprimet që bëjmë. Për Perëndinë e Madhërishëm nuk ka rëndësi se sa shumë bëjmë, pasi Ai është infinit, por sa shumë dashuri vendosim në ato veprime. Sa shumë prej Tij japin në personin të cilit po i shërbejmë.

Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi. Sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi, dhe nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet. Dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit. Të varfrit në familjen tonë fillimisht, në vendin tonë dhe në botë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në mënyrë që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, Motrat tona, jeta jonë duhet të jetë e ndërthurur me lutje. Ajo duhet të jetë e ndërthurur me Krishtin, në mënyrë që të kuptohet, që të ndahet.Për shkak se sot ka kaq shumë vuajtje, dhe unë ndjej se pasioni i Krishtit po jetohet përsëri. A jemi ne atje ta ndajmë atë pasion, ta ndajmë atë vuajtje me njerëzit? Varfëria është në të gjithë botën, jo vetëm në vendet e varfra, sepse unë kam gjetur varfëri edhe në Perëndim, aty ku është kaq i vështirë të hiqet. Kur marr një person nga rruga, të uritur, i jap një pjatë me pilaf, një copë bukë, e ngop. Atij i heq urinë. Por një person i lënë jashtë, që ndihet i padashur, i padëshiruar, i tmerruar, personi që është përzënë nga shoqëria – ajo varfëri të vret kaq shumë dhe kaq fort, dhe kjo mua më duket më e vështirë.

Motrat tona po punojnë mes atyre njerëzve në Perëndim. Prandaj duhet të luteni për ne që të mund të jemi ai lajmi i mirë, por nuk mund ta bëjmë këtë pa ju. Ju duhet ta bëni këtë këtu në vendin tuaj. Ju duhet t’i njihni të varfrit, ndoshta njerëzit tanë këtu kanë të mira materiale, gjithçka, por besoj se nëse të gjithë hedhim një sy në shtëpinë tona, sa do të vështirë ta kemi ndonjëherë për t’i buzëqeshur njëri-tjetrit, duhet ta bëjmë, dhe ajo buzëqeshje është fillimi i dashurisë.

Nuk kam për ta harruar asnjëherë atë që ka ndodhur disa kohë më parë, kur katërmbëdhjetë profesorë erdhën nga Shtetet e Bashkuara nga universitete të ndryshme. Ata erdhën në shtëpinë tonë dhe ne biseduam për dashurinë, dhembshurinë, pastaj njëri prej tyre më pyeti: “Më thoni, nënë, ju lutem na tregoni diçka që ta mbajmë mend”, dhe unë i thashë: Buzëqeshini njëri-tjetrit, gjeni kohë për njëri-tjetrin në familjen tuaj. Buzëqeshini njëri-tjetrit. Dhe pastaj njëri prej tyre më pyeti: A jeni e martuar? Dhe unë i thashë: “Po, dhe ndonjëherë më duket e vështirë t’i buzëqesh Jezusit, për shkak se ai ndonjëherë bëhet shumë kërkues. Kjo në të vërtetë është diçka e vërtetë, dhe në atë vend vjen dashuria, kur është kërkuese, edhe atëherë mund t’ia japin Atij me gëzim.

Ashtu siç kam thënë sot, kam thënë edhe në të kaluarën, se nëse nuk shkoj në parajsë për gjërat e tjera, do të shkoj në parajsë për të gjithë reklamën, për shkak se më ka pastruar dhe më ka sakrifikuar dhe më ka bërë gati për të shkuar në parajsë. Besoj se kjo është diçka, se duhet ta jetojmë jetën të përsosur, kemi Jezusin me vete dhe Ai na do ne. Sikur vetëm të kujtonim se Perëndia na do ne dhe se ne kemi një mundësi për të dashur të tjerët ashtu siç ai na do ne, jo në gjërat e mëdha, por në gjërat e vogla me dashuri të madhe, atëherë Norvegjia do të bëhet një çerdhe dashurie. Sa bukur do të është që këtu është qendra e paqes. Që nga këtu të dalë gëzimi i jetës së një fëmije të palindur.

Nëse bëheni një dritë që digjet për paqen në botë, atëherë me të vërtetë Çmimi Nobel për Paqen është një dhuratë nga populli norvegjez. Perëndia ju bekoftë!

Loading...