Drejtshkrimi i grupeve zanore ( diftongjet)
Grupi ua shkruhet i plotë:
-tek emrat dhe mbiemrat si:
-te foljet me temë me -ua, si:
bluaj – bluan, bluajmë, bluani, bluajnë; bluaja, bluaje, bluante; bluanim, bluanit, bluanin; bluam, bluaj, bluan; të bluash; bluakam, bluake, (kam) bluar etj.; dua – duam, duan, duaje, duajeni etj.; druaj – druan, druajmë, druanim, (jam) druajtur etj.; kruaj, quaj, ruaj, rruaj, shkruaj, shuaj etj., si edhe te shumësi i së kryerës së thjeshtë, te habitorja dhe te pjesoret e foljeve me temë më -o: mësuam, mësuat, mësuan; punuam, punuat, punuan; sulmuam, sulmuat, sulmuan; mësuakam, mësuake, mësuaka, mësuakemi, mësuakeni, mësuakan; punuakam, punuake, punuaka, punuakemi, punuakeni, punuakan; mësuar, pajtuar, përtuar, punuar, sulmuar, treguar etj.
Kujdes!
Të dallohen prej trajtave me ye, ua të foljeve të tipit kryej, bluaj, trajtat pësore-vetvetore, të cilat nuk kanë grup zanoresh: kryhet, thyhet, bluhet, shkruhet etj.
Shkruhen me ue:
-Emrat dhe mbiemrat foljorë të formuar me prapashtesat -s dhe -shëm nga folje me temë më -o / -ua; po kështu shkruhen edhe fjalët e formuara prej tyre:
botues-e, dëgjues-e, edukues-e, gatues-e, mësues-e, ndërtues-e, parashikues-e, pastrues-e, përpunues-e, plotësues-e, shkrues-e, vetëmohues-e, vetëshkarkues-e, vetëveprues-e etj.;
i afrueshëm, i dëgjueshëm, i gëzueshëm, i paharrueshëm, i papajtueshëm, i papërtueshëm, i pazëvendësueshëm, i shoqërueshëm, i vajtueshëm, i vazhdueshëm, i vijueshëm etj.
Mësuesja e gjuhës shqipe
Lejla Gorishti.
Për të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe falas mund të kontaktoni :
Tel : 0675270616 ( Lejla)
Facebook : https://www.facebook.com/lejla.gorishti