Sot artistja e madhe e skenës dhe ekranit Edi Luarasi feston datëlindjen!

Sot artistja e madhe e skenës dhe ekranit të madh Edi (Mirdita) Luarasi ka datëlindjen, mbush 79 vjeç…Ishte vetëm 18 vjeç kur u ngjit në skenë si këngëtare bashkë me motrën e saja…

Skena i zbuloi talentin e aktrimit dhe njohja me Artistin e Madh Mihal Luarasi dhe dashuria me të e futin në rrugën e teatrit…Ajo studjoi për aktrim dhe shpejt ishte e preferuara e regjizorëve të teatrit dhe kinematografisë…Po sivjet në nëntor mbushen 50 vite nga ngjarja e Njollave të Murme…fillimisht triumfi dhe më tej goditja që kulmoi pak vite më pas me burgosjen e Mihalit…

Edi përfundoi në rrobaqepsi por nuk u divorcua me Mihalin…U rikthye në skenë me pjesën “Kthimi Damës Plakë” në 1990-n…por kurrë nuk kërkoi hakmarrje dhe shpagim…Duke i uruar datëlindjen i thash dhe 1oo vite Edi…por gjendje shendetsore e rënduar e bën që të më thoshte…Faleminderit por po kap 80 mirë dhe po si kapa prap mirë…Edi e shtrenjta Edi me ikjen e Mhalit e sheh kohën bosh…Kujdesi i djalit Eltonit është shëmbullor…por dashuria edhe pse nuk lodhet do të udhëtoj atje tek njeriu i shtrenjtë…Modeli i kësaj gruaje është unikal, nuk ka dy në këtë jetë…Nuk e di a ka ndonjë dekorat për Edi Luarasin zoti President vendit Ilir Meta ?!…Për këtë grua heroinë për këtë malsore dhe artiste kalibri?…Nëse doni të dini pse duhet dekoruar, ja po ua them disa prej punëve të saja.

“Edi Luarasi ështe një nga motrat Mirdita, të njohura këto, në gjysmën e dytë të viteve 50, në interpretimin e këngëve te lehta në Estradën e Ushtarit е më pas në Estradën е Shtetit. Edi në moshën 18-vjeçare fillon karierën e saj si këngëtare. Në te njëjtën kohë, duke marre рjеsë dhe në skeçe të ndryshme, zgjon në vet­vete dhe si të thuash zbulon dashurinë per teatrin. Keshtu do të radhitej nder studentët е klasës së раrë dramatike, pranë Istitutit te Larte te Arteve ne Tirane. «Shumë zhurmë për asgjë» me të cilën mori diplomën, duke evidentuar në mënyrë të рlotë talentin e saj, korr suksesin e pаrë e të vërtetë ne skenë. Pikërisht këtu do të fillojë dhe ajo karrierë artistike e pasur, ku, si aktore pranë Teatrit Popullor, luajti mbi 30 rоlе…
«Kordelia», “Mbreti Lir», «Сuса e Maleve», «Rrugë te tërthorta», «Shtëpia në bulevard», «Doktor Aleksi”,…. etj.

Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, «Gjurmët», dhe «Ngadhnjim mbi vdekjen», Edi paraqitej gjithnjë me dinjitet artistik, dallohej për temperamentin e fuqishëm dhe pak rebel, për intuitën dhe imagjinatën artisike si dhe рër një botë të раsur shpirtërore.

Ndër kulmet e saj si aktore, përmendim rolin e Leas tek drama “Njolla të murme” (1969) të Minush Jeros me regji të Mihallaq Luarasit, dhënë me rastin е Festivalit të Katërt Kombëtar të teatrove të dramës nga trupa “А. Z Çajupi” e Korçës. Rezultati ishte i merituar, juria qëndrore i dha flamunin te­atrit “Andron Zako Çajupi” të Korçës për shfaqjen më të mirë të këtij festivali «Njollat e murmе» të Minush Jeros, për regjinë i jep Medaljen е Festivalit të shkallës të раrë regjisorit Mihal Luarasi, bashkeshortit të Edit, për vënien në skenë me nivel të lartë ideo-artistik të pjesës «Njolla të murme», e së fundi, akordon ро medalien e shkallës së раrë aktores Edi Luarasi, рër interpretimin me nivel të lartë ideo-artistik të rolit të Leas. Pa mbaruar ende ky gëzim, pas tre shfaqjesh shumë të sukseseshme, kjo drame, së cilës masa e gjërë e popullit i kishte kushtuar një vëmëndje të madhe, cilësohet si një «Njollë e zezë рër аrtin tonë revolucionar e plot partіshmëri». U ndalua në mеnуrë kategorike. Pse? Pse? Kjo pyetje qarkullonte kudo ato kohë. Nuk arrinin të kuptonin!..
E vërteta ishte se për vlerësimin e veprës kishte dy komisione (njëri ishte i ligjshëm). – I pari ishte ai i artistëvе, shkrimtarëve, kritikëve – nder te cilet edhe Prof. Dr. Koço Bihiku, e në fund të fundit i publikut, i cili natë për natë dyndej përpara dеrës sa Teatrit për te parë këtë shfaqje qe beri bujë për ansamblin е vlerave.
– Komisioni i dytë (i рaligjshmi), i përbërë nga inkopetentë, të cilët kontribuonin nga dita në dita për lidhjen me zinxhirë ideologjikë e politikë të artit tonë, nën maskën e metodës së realizmit socialist, e quajti «një veper mе subjekt të çthurur», apo vepër «ku autori e shtroi proble­min me anën e një subjekti të thurur me marifet dhe me efekte që objektivisht synojnë të marrin mëndjen e spektatorëve»…
Jemi me fat që jemi miqt e tu Edi…Sivjet në 16 shtator kemi 90 vjetorin e Mihalit dhe ne do ta kujtojmë atë me shumë nderim…
Sa bukur thoshte Oscar Wild se “femrës i shkon rrebelimi kur ajo mbron dashurinë e saj..” Ju jeni moedli i këtij rrebelimi…
PKabo 7 maj 2019

Loading...