E trishtë!U nda nga jeta një prej parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika i njohur si “Meti”.
Por si u krijua një prej grupeve më të dashura të humorit shqiptar?
Anëtari i grupit, Agron Hamo në një intervistë ka treguar historinë se si u bënë bashkë të katër aktorët.
“Është një histori e hershme, unë me Afrimin kemi filluar fillimisht me estradat amatore.
Ne patëm fatin e madh që na ftuan aktorë të mëdhenj dhe bëmë “gol”, na pritën mirë. Në ’78 ka filluar edhe Mane Lumani dhe Muhamet Lika.
Parodinë ne e kemi të trashëguar, ka qenë një grup para nesh që e kanë lëvruar këtë gjini.
Parodia do edhe vokal dhe ne të katërt kemi patur vesh dhe zë”, tha Hamo.
Loading...