Muhamet Liko lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978 në shfaqet amatore në Vlorë, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë.
Duke mos iu ndarë skenës për 41 vite me radhë dhe duke dhuruar humor për shqiptarët.
Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.
Hera e tij e fundit që doli në skenë, ishte pikërisht para dy ditëve.
Ai i uroi të rinjtë për shfaqjen duke i nxitur e këshilluar që të punojnë shumë për të vazhduar traditën e bukur të humorit e parodisë vlonjate, kjo e fundit prej dekadash ka qenë eksluzivitet i 4 parodistëve të Vlorës.