RUBRIKA
“Të flasim dhe të shkruajmë bukur dhe pa gabime gjuhën shqipe”
MËSIMI 22
Drejtshkrimi i grupeve të bashkëtingëlloreve -mb, nd, ng, ngj.
Nga mësuesja e gjuhës shqipe Lejla Gorishti
Grupe bashkëtingëlloresh: mb, nd, ng, ngj
-Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj, shkruhen të plota si në fillim, ashtu edhe në trup e në fund të fjalës:
-nd: ndaj, ndej, nder, ndesh, ndër, ndërmarrje, ndërmjetës, ndërtoj, ndihmoj, ndjek, ndjell, ndodhem, ndrag, ndriçoj, nduk; andej, këndej, këndoj, mandej, mundoj, përmendsh, prandaj, sandall (mjet lundrimi); asgjëkund, askënd, fund, kurrkund, kuvend, mend, mund, përmend, vend etj.;
-ng: nga, ngacmoj, ngarkesë, ngarkoj, ngastër, (i,e) ngathët, nge, ngel, ngij, (i, e) ngordhur, ngricë, ngroh, ngryset, ngul, ngushticë, ngut; brengë, këngë, kungull, i mangët, mëngë, i shtangët, shtëllungë, trangull; bung, cung, deng, peng, shmang, trung etj.;
-ngj: ngjaj, ngjalë, ngjall, i ngjashëm, ngjesh, ngjit, ngjyej, ngjyrë; engjëll, tungjatjeta, thëngjill, ungjill; qengj, ungj etj.
Mësuesja e gjuhës shqipe
Lejla Gorishti.
Për të ndjekur mësim plotësues të gjuhës shqipe falas mund të kontaktoni :
Tel : 0675270616 ( Lejla)
Facebook : https://www.facebook.com/lejla.gorishti