Policia ka njoftuar të gjithë emigrantët shqiptarë të cilët do të udhëtojnë sot drejt Greqisë, se pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejohet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të transportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor.
Ndërkohë që policia shqiptare nuk ka dhënë asnjë informacion për ata që udhtojnë me makina të vogla apo që janë të pajisura me zinxhirë.
Gjithashtu Policia Kufitare, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anulojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.