Ministrja e Arsimit, Besa Shahini: “Pesë ose katër fëmijë do të doja. Jam pak vonë, unë jam e vetëdijshme që jam pak vonë për të arritur këtë”

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar së fundmi se ka shumë dëshirë të bëhet nënë.

E ftuara në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ajo tregoi tashmë jeton me burrin e saj por janë shumë të angazhuar me punë dhe e kanë pak vështirë të takohen, edhe pse çdo javë përpiqen që të gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Ai theksoi se ka qejf të jetë nënë e 5 fëmijëve por tha se në fakt është pak vonë.

“Pesë ose katër fëmijë do të doja. Jam pak vonë, unë jam e vetëdijshme që jam pak vonë për të arritur këtë”,tha ajo, duke shtuar më tej se kanë qenë vendimet e vazhdueshme për karrierën arsyeja pse çështje të tilla kanë ngelur pak pas dore.

Loading...