Vetë Gjika nëpërmjet një statusi në facebook e ka bërë të ditur lajmin të cilin e nis me rrëfimin e nje historie: “historinë e rrëfeva për t’u treguar modest, jo për të aluduar” – shprehet Shpëtim Gjika
“Miq të mi, historinë e rrëfeva për t’u treguar modest, sinqerisht nuk ishte qëllimi im të aludoja!”
Statusi i plotë
“Dikur, shumë kohë para viteve ‘90, rinisë së asaj kohe, i kishin mbushur mëndjen top, që, po të shkonin në aksione në hekurudhë, ndryshonin e tjetersoheshin, bëheshin më të mirë se ç’ishin në fakt!
E midis këtyre të rinjve, iku në hekurudhë dhe një djalë nga fshati im!
Shkoi, punoi me vetmohim i shkreti, e mbushi gjoksin me “S”(sulmues,tip dekorate) dhe pasi mbaroi aksionin, niset për në fshat!
Hyp e zbrit në trena e makina të rastit, dhe mbrrin në muzg duke u errur!
Në xhaketë i shndrinin “S-t” e kuqe flakë!
-O nëno hape derën se erdha-i flet të ëmës nga dera e avllisë, jashtë oborrit!
-Hajde të keqen hyr brënda, pse rri jashtë?
-Kam frikë të hyj, i thotë ky, se më ha qeni!
-E si do të hajë qeni a tu bëfsha, ti e ke rritur vetë dhe ai të njeh!
-E kam rritur moj e kam rritur, po qeni nuk më njeh më, se unë kam ndryshuar, nuk jam më ai i pari-dhe nxirrte gjoksin përpara ti dukeshin dekoratat!
Se ashtu i kishin thënë të shkretit, aksioni të ndryshon😂!
Morali i historisë:
Tani që mora diplomën e Masterit Profesional në Shkencat Administrative, unë nuk jam më ai i pari, kam ndryshuar 😂👏👍!
Për mirë apo për keq, do t’ua them po më njohu qeni🐕🤞😂!
Ps: miq të mi, historinë e rrëfeva për t’u treguar modest, sinqerisht nuk ishte qëllimi im të aludoja!
Ju e dini që nuk më mungon kurajoja të flas hapur kur e mendoj se duhet✌️!
Prandaj urimet i pres për diplomën, për të cilën vërtetë jam investuar me mund e kohë📚🖊!
Ju faleminderit!”
@laberianews