Margarita Xhepa një nga zonjat e mëdha të teatrit shqiptar!

Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar, Margarita Xhepa lindi më 2 prill 1932 në Lushnje, Shqipëri.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në “Teatrin Popullor” sot “Teatri Kombëtar” dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim:
Majlindën tek “Majlinda” (Xh. Broja)
Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës)
Filja tek “Cuca e maleve” (Loni Papa)
Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë)
Nëna “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj. Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si:
Ofelia tek “Hamleti”
Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”
Dado tek “Romeo e Xhulieta”
Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin:
Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido)
Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov)
Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler)
Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli)
Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller)
Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol)
Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega)
Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov)
Shejla tek “Morali i zonjes Dulska” (Zapolska)
Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.
Veç roleve në teatër, ka realizuor edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë.
Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”
me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”
me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”
me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu)
me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”
me Pirro Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”
me Sajmir Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”
me Gjergj Xhuvanian “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Ka interpretuar në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, “Çmimin e Nderit”.
Filmografia

(2011) “Në kërkim të kujt” serial
(2010) “Tingulli i heshtjes” – telenovela
(2009) “Kronikë provinciale”
(2008) “Ne dhe Lenini”
(2004) “I dashur armik”
(1997) “Mirupafshim”
(1993) “E diela e fundit”
(1990) “Një djalë edhe një vajzë” – mësuese Kristina
(1990) “Vitet e pritjes “- nëna e Helenës
(1989) “Kush e solli Doruntinën” teatër – drama, nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
(1988) “Pranvera s’erdhi vetëm”
(1988) “Misioni përtej detit”
(1987) “Rrethi i kujtesës”
(1986) “Fillim i vështirë” – shoqe e Zanës
(1986) “Gabimi”
(1985) “Gurët e shtëpisë sime”
(1984) “Militanti”
(1983) “Apasionata”
(1983) “Dora e ngrohtë”
(1982) “Shokët”
(1981) “Dita e parë e emrimit”
(1979) “Me hapin e shokëve” (TV)
(1978) “Dollia e dasmës sime”
(1978) “Gjeneral gramafoni”
(1978) “Koncert në vitin 1936”
(1976) “Dimri i fundit”
(1976) “Pylli i lirisë” – nëna e Vlashit
(1976) “Tokë e përgjakur”
(1965) “Vitet e para” – si Zyraka

Burimi:Aktoret Shqiptare

Loading...