Kjo ishte njohja e parë e Bujar Asqeriut me aktorin Albert Verria.
Ishte ende student në institutin e arteve, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e thërret për kinoprova dhe e përzgjedh më pas për të luajtur në filmin “Në shtëpinë tonë”. Bujar Asqeriu do të jetë një ndër aktorët më të spikatur të brezit të talentuar të aktorëve shqiptarë të viteve 80, bashkë me Kastriot Çaushin, Xhevdet Ferrin, Ndriçim Xhepën, Eva Alikaj, Rajmonda Bulkun, Matilda Makoçin e të tjerë aktorë. Tashmë, gjimnazisti i dikurshëm, që në shkollën mekanike ëndërronte të bëhej një inxhinier i mirë, kishte fituar emrin e një aktori të mirë dhe kërkohej nga regjisorët për të luajtur në filma të tjerë. “U çlirova nga ky ankth kur kolegët e teatrit tonë të Vlorës më dhanë të parët lajmin se Avniu m’u besua mua për ta interpretuar. Mbaj mend se dosjen që mbaja ndër duar e hodha në ajër dhe sytë m’u lëngëzuan” “Fatmiri i Bujar Asqeriut, ishte një nga rolet më të vështirë të spektaklit, për shkak të vendit kryesor, që zë figura e tij në dramë dhe të marrëdhënieve të shumta që ka ky rol me linjat dhe konfliktin e pjesës.”
Në mesin e këtyre interpretuesve të talentuar e me përvojë, jo vetëm në skenën e teatrit të Vlorës, por edhe me role të suksesshme në filmat shqiptar si Albert Verria, Liza Laska, Adem Gjyzeli, do të rritej artistikisht edhe Bujar Asqeriu
Nga Ergys Alushi
Në debatin e ditëve të fundit në lidhje me fatin godinës së Teatrit Kombëtar, ka spikatur aktori Bujar Asqeriu. Ndryshe nga aktorët e tjerë, aktori ka qenë i drejtpërdrejtë, ka folur thjesht e hapur kundër praktikave qeveritare ndër vite ndaj teatrit, duke u mirëpritur nga shumica e opinionit publik. Fjalimet e bujar Asqeriut janë kthyer në hit-e të rrjeteve sociale. Ata që e njohin nga afër, thonë se “ky është Bujar Asqeriu, çfarë ka, e thotë”. Në një nga deklaratat e tij publike në lidhje me debatin më të fundit publik, Bujar Asqeriu tregoi dhe arsyet e reagimeve të tij; “Unë nuk bëra kalkulime mendimesh dhe fjalish, nuk vajta në shtëpi mora lapsin të shkruaj këtë apo atë. Ato ishin fjalë që mua më ishin akumuluar, sepse ne nuk jemi njerëz që hamë bukë dhe flemë gjumë. Bujar Aqeriu nuk u ngrit për teatrin e nënës dhe babait të tij, teatri është i të gjithëve. Unë kam folur me kohë nëpër gazeta. Nëse kryeministri mua më thotë do bashkëqeverisim, unë i falem atij dhe i them, plaga ime është kjo…, do ta bësh apo jo? Ku ishte kjo ministre 5 vjet, flinte gjumë kjo?”, tha Asqeriu. “Unë e mora nismën, sepse kur më tronditet Robert Ndrenika, unë nuk pyes për njeri. Unë kam parë shokët e mi të vdesin pa dalë në pension, unë nuk pyes për njeri, kjo është tragjedia dhe kësaj ata duhet t’i përgjigjen. Ne s’kemi kërkuar vilë, por të bëhet e jetueshme, ne s’mund të rrimë edhe në kasolle edhe me çadër. Miqtë e mi, teatri është juaji, i shqiptarëve”, shtoi aktori.
Po kush është Bujar Asqeriu
Në vitin 1971 sapo kishte mbaruar shkollën 8-vjeçare. Dëshira e tij ishte që të udhëtonte me autobus dhe babai ia plotësonte këtë dëshirë.
Në një nga këto ditë, në stacionin e trenit në Fier, ku prisnin njerëz që shkonin për në Vlorë, do të dëgjonte babanë që t‘i thoshte dikujt: “Urdhëroni artist Berti, hidhuni në presidium”.
Ishte një burrë me mjekër, të cilit babai po i tregonte me dorë vendin e parë në autobus.
Kjo ishte njohja e parë e Bujar Asqeriut me aktorin Albert Verria. Kontakti i parë nga afër me artin, me një artist. Berti ishte bërë i njohur asaj kohe me filmin “Kapedani” dhe ishte duke xhiruar në Bjeshkët e Namuna në veri filmin “Operacioni Zjarri”.
Bujar Asqeriut, fëmijë, nuk i shkonte në mendje se vite më vonë, kur të bëhej aktor, rolin e tij të parë, do ta luante në krah me Albert Verrine, në dramën e Leka Bungos, “Pabesia”, me rregji të Nazmi Bunjakut e skenografi të Agron Jakupit.
Filmat që ka luajtur
Në shtëpinë tonë – (1979)
Liri a vdekje – (1979) …………Muzaka
Radiostacioni (1979)
Në prag të lirisë – (1981)
Ditë të qytetit tim – (1982)(TV)
Njeriu i mirë – (1982) ……….Telo
Një emër midis njerëzve – (1983)
Tri ditë nga një jetë – (1986)… shoku i Sandrit, kineasti tjetër
Telefoni i një mëngjesi – (1987)… Astriti
Në emër të lirisë – (1987)
Misioni përtej detit – (1988)
Jeta në duart e tjetrit – (1990)…..Spiro
Prindër të vegjël – (1991) (TV)
Lettere al vento – (2003) ………Gon Doji
Trapi i vjetër – (2005) …….deputeti (telekomedi)
Luan filmin e parë
Ishte ende student në institutin e arteve, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e thërret për kinoprova dhe e përzgjedh më pas për të luajtur në filmin “Në shtëpinë tonë”
Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Bujar Asqeriu do ta konsideronte kështu filmin e tij të parë: “Ishte një çudi e madhe për mua, ishte një e papritur e madhe, isha student i veshur keq, isha student i paushqyer mirë, siç ishin gjithë moshatarët e mi dhe dalja në një ekran ishte një çudi e madhe për moshën time. Pasi më bëri kinoprovën, Anagnosti dhe ma aprovoi për të bërë rolin më dukej një çudi e madhe që unë do të ballafaqohesha më një ekran të madh dhe me publikun shqiptar. Dhe me thënë të drejtën, pasi bëhej premiera në Kinostudio mua nuk më pëlqente vetja kur e shihja dhe për t’u siguruar dhe për të marrë një opinion i thosha vazhdimisht Anagnostit. “Hë si të dukem unë, e kam bërë mirë rolin?”. E pyesja vazhdimisht sa ai në një moment më tha: “Po ti shikoje, nuk mund ta gjykosh veten tënde, si të duket ty?” dhe unë që i thosha se nuk arrija dot të distancohesha nga ajo që kisha prodhuar aty. E than troç, nuk më pëlqente vetja.”
Vitet 80, shkëlqimi i Bujar Asqeriut
Pas përfundimit të studimeve të larta për aktor, kthehet në qytetin e tij të lindjes në Vlorë dhe fillon punë në teatrin profesionist të Vlorës. Por, bashkë me punën si aktor teatri do të thërritet dhe për të luajtur filma, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut shqiptar. Kështu pas filmit të parë “Në shtëpinë tonë” ku luan përkrah Robert Ndrenikës, do të luajë rolin e Muzakës në filmin “Liri a Vdekje”, për të vazhduar me filmin “Radiostacioni”. Bujar Asqeriu do të jetë një ndër aktorët më të spikatur të brezit të talentuar të aktorëve shqiptarë të viteve 80, bashkë me Kastriot Çaushin, Xhevdet Ferrin, Ndriçim Xhepën, Eva Alikaj, Rajmonda Bulkun, Matilda Makoçin e të tjerë aktorë. Pikërisht ky brez i ri aktorësh i atyre viteve, solli një frymë të re në kinematografinë shqiptare, duke ndryshuar shumë teknika të aktrimit, ku aktorët luanin më natyrshëm, ishin realë në rolet e tyre, komunikonin thjesht dhe me gjuhën e përditshme me spektatorin, duke u bërë në këtë mënyrë të dashur për shqiptarët me filmat e tyre.
Sukseset më të mëdha
Dy filmat që i dhanë suksesin dhe vendin e merituar në kinematografinë shqiptare të kohës ishin “Njeriu i mirë”, me rolin e Telos, viti 1982 dhe roli i Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve”, viti 1983. Pikërisht me këta dy filma, me rolet që ka interpretuar, Bujar Asqeriu do të fitonte Medalionet e Festivaleve të filmit në vitin 1983 e 1985. Tashmë, gjimnazisit i dikurshëm, që në shkollën mekanike ëndërronte të bëhej një inxhinier i mirë, kishte fituar emrin e një aktori të mirë dhe kërkohej nga regjisorët për të luajtur në filma të tjerë. Kështu ndër filmat e tjerë që luan përmendim: “Tri ditë nga një jetë” – (1986), “Telefoni i një mëngjesi” – (1987); “Në emër të lirisë” (1987), “Misioni përtej detit” (1988), “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Prindër të vegjël – (1991) (TV); “Dëshpërimisht” (2000). deri tek filmi i fundit “Lettere al vento – Letra në erë” (2003) .në rolin e Gon Dojit.
Disa shfaqje në teatrin e Vlorës:
Në prill – 1980, teatri – “Pranvera që s’vonoi’
Teatri i dramës shfaqi premierën “Pranvera që s’vonoi’ të Bashkim Hoxhës që evokon një ngjarje të Luftës Antifashiste. Regjia e Vladimir Ballës e skenografia e Bashkim Zahaj. Interpretuan – Agim Shuke, Bujar Asqeriu, Zyhdi Kapaj, Ali Roshi, Atiqet Bendo, Liza Laska (Artiste e merituar), Resmie Ruci, Llazar Kacani, Vasillaq Godo etj.
Në dhjetor – 1981, teatër – “Kur mbyllnim fontanën”, Autori i dramës – Neczat Seferi
Regjisor – Nazmi Bynjaku
As.regjisor – A. Hasho
Skenografia – Agron Jakupi
Lajtmotivi që rreh në dramë është të mendojmë natë e ditë për naftën si dhe për bukën, por edhe dashuria e Maksit me Lidën. Në qendër të dramës është konflikti Besian-Zana.
Aktorët – Arqile Nasho –-( xha Demiri ), Agim Shuke ( Besiani ), Resmie Ruci ( Zana ), Bujar Asqeriu ( Maksi ), Albert Verria ( Danua ) e L. Llalla ( Lida ), “Dinamik, siç e kemi parë shpeshherë, u paraqit edhe kësaj radhe Bujar Asqeriu në rolin e Maksit, të një të riu të lidhur me gjak me naftën, por edhe I frymëzuar nga dashuria për Lidën. Autori na dha një Maks të pastër, të vendosur e të sinqertë në punë e në dashurinë e tij…”(Gëzim Tushe – gazeta “Zëri i Vlorës”)
1984, teatër – “Midis dy dashurive”
Autor – Mihallaq Qilleri
Regjisor – Besnik Aliaj
Skenograf – Sabaudin Xhaferri
Drama i merr ngjarjet nga e përditshmja, nga lufta që bëhej për afirmimin e së resë në botëkuptimin e njerëzve kundër psikologjisë mikroborgjeze më mënyrën e jetesës. Interpretët e kësaj pjese në teatrin e Vlorës janë të gjithë të rinj. Në rolin e babait aktori Arqile Nasho dha një tjetër figurë të bukur. Edhe pse në repertorin e tij skenik ai ka realizuar disa figura të tilla, aktori diti edhe kësaj radhe të realizojë e të materializojë me lojën konkrete e të përmbajtur një figurë të re. Hatiqet Bendo, si aktore e disa planeve e disa figurave skenike të larmishme, edhe këtë herë krijoi tek nënë Marua, një grua zemërbardhë, të dhembshur, që kërkon me çdo kusht të ruajë harmoninë familjare. Fatmiri i Bujar Asqeriut, ishte një nga rolet më të vështirë të spektaklit, për shkak të vendit kryesor, që zë figura e tij në dramë dhe të marrëdhënieve të shumta që ka ky rol me linjat dhe konfliktin e pjesës. Aktorja e re Rozeta Skëndo, luajti në rolin e Zamirës, të një nuseje me kërkesa e maniera të tepruara, të cilat bëhen shkak i shqetësimeve të përkohshme për atë vetë, të shoqin dhe të gjithë familjen. Aktorja e kishte kuptuar drejt rolin dhe e interpretoi atë me përgjegjësi. Figurë simpatike krijoi edhe aktorja Ervehe Veizi në rolin e Lejdit, motra e Fatmirit. Gjallëria, dinamizmi i lëvizjeve në skenë, emocionet dhe shqetësimet e motivonin mirë figurën e saj si studente e shkëlqyer, si motër e dashur, si vajzë e çiltër, plot dashuri për jetën e njerëzit. Figura të realizuara dhënë në këtë shfaqje edhe aktorët A. Roshi e I. Aliaj në rolin e Kadriut dhe E .Laçka e R. Ruci në rolin e Lenës.
1985 – qershor, teatri – “dosja e një hetimi të veçantë”
Dramë – – Mustafa Tukaj
Regjisor – Nazmi Bunjaku
Skenografi – Sabaudin Xhaferraj.
Ngjarjet e dramës marrin shkas nga vrasja e një shefi plani në një ndërmarrje gjeologjike, ku gjatë hetimeve zbulohet një grup agjenturor.
Në rolin e hetuesit do të luajë Jorgaq Tushe, e me radhë, Bujar Asqeriu ( Mihali ), Kastriot Çollaku ( Gjergji ), Kristaq Skrame ( Sokoli ), Resmie Ruci ( Liria ) e të tjerë.