Petrit Lulo bilbili ëmbëltor !

Historia me pulën e pjekur të kulakut ,varfëria pas viteve ‘90

GEZIM LLOJDIA

“Katër zërat e çdo harmonie, basi, tenori, kontralto e soprano (d.m.th toni themelor, terca, kuinta, e oktava) u korrespondojnë katër shkallëve në vargun e ekzistencës, botës minerare, botës bimore, asaj shtazore dhe asaj njerëzore.

Kjo ripohohet në mënyrë të mahnitshme edhe nga rregullat themelore muzikore, që thekson se basi duhet të qëndroj në një largësi mjaft më të madhe nën tre zërat e tjerë më të lartë,se sa ato vetë, midis tyre,- shkruan Arthur Schopenhauer.
Më mirë,qartësisht më ëmbël dhe bukurish më bukur muzika popullore është forca titanike ,që shpërthen cipën e zemrës, dalldia e saj është paimagjinueshme.
Çfarë është Petrit Lulua? Është një ndër bukurit më të rralla që ka nxjerrë kjo tokë e lashtë. Petrit Lulua është zëri më i bekuar nga zërat e tjerë të këngës popullore. Në të vërtetë Petrit Lulua është një gur xhevahiri i gjerdanit, të këngës tonë popullore.

Ai të ëmbëlson me zërin vërtetë të mahnitshëm. Për mosha më të mëdha, bukuria e atij zëri është si të hysh para kohe në parajsë. Petrit Lula nuk ka bukuri fizike. Por ka bukuri shpirti. Këtu ndihet dora e yllësve , që e mbajnë me forcën e tyre titanike. Zoti s’ti jep të gjitha. Petrit Lulos i është dhënë zëri në këtë botë. Ai dallohet nga të tjerët nga zëri dhe ëmbëlsia , që ai i jep këngës. Kur ne shqiptojmë një dukuri, që ky zë është dhuratë , shprehem është porosi qielli ndoshta e atij ylli hapësinor ,që i korrespondon ditëardhja në këtë jetë e Petrit Lulos. Duhet, që ky yll ka zgjedhur në tokë pikërisht Petrit Lulon qysh në ngjizje për ti dhënë zërin, ndërsa dikujt frymëzimin poetik e kështu bota është pasuruar nga gjenit, shkrimtarët, shkencëtarët. Petrit Lulo diti që këtë zë ka ruaj dhe freskojë edhe në këtë moshë. Petrit Lula nga kohë dalja e parë në skenë deri në këtë verë të 2010 ruhet me atë freski rinore e ëmbëlsi zëri. Kjo shpreh çudi . Asnjëherë i lodhur nga kënga. Madje ai këndon pa sforco , ai gjithçka e bënë natyrshëm. Kur shikojë gjithë ato turma, që vetëquhen këngëtar për të cilat Bulevardi Vip shkruan çdo javë, që bëhen ujë në djersë nëpër skena them:’.Po ç’e harxhoni kohën kot? Ndërsa bulevardit ;Po ju ç’shkruani gjithë këto gjera për ca këngëtar pa vlerë. Si nuk thoni një fjalë për Petritin, Mayan, Mariolën. Kënga do këngëtar. Ashtu si ai murri , që do ustain e vetë edhe kënga do zërin dhe volumin e saj . Çmenduria, që në Shqipëri quhet këngëtar nuk është e re. Ca vjet më parë për pak përfunduan kombi ,që shkruan libra. Të gjithë sulmuan këtë fushë ,duke i nxjerre jashtë loje shkrimtarët. Tani është gjetur fusha tjetër. Të gjithë thonë jemi djegur kot, se qenkemi këngëtar. Shikoja një vidoklip kishte nxjerre një album për Mavrovën dhe vetëm zë këngëtari e ëmbëlsi nuk kishte kurrfarë. Kur shikoj edhe reklamën në TV e Vlorës. Bënë ca para në Greqi dhe u bënë këngëtarë. Mirëpo Petriti i shkretë që ishte vetë kënga nuk është i kësaj natyre. Ai e ka zërin brenda qenies së tij. Mjafton, që ia të hapi kafazin dhe gurgullima me freskinë e saj buron .Është ujë gure. I mbledhur në gurrën e madhe të popullit. Petrit mjafton ti japësh tekstin vijën melodike dhe ai e bënë këngën siç e do kënga dhe si e dëshiron dëgjuesi. As shtiret as hidhet as bërtet e as gërhet nëpër skena. Ai vetëm këndon. Të tjerët hidhen , zhvishen,bëjnë gjithshka për të rrëmbyer një duartrokitje .Petritit i mjafton një mikron dhe ai rrëmben të gjitha duartrokitjet.

Petrit Lulua dhe pula e pjekur e kulakut

Aty nga vitet ‘94-‘97 Vlorës i bëra këtë definicion:” Kryeqyteti i këngës popullore. Brenda këtij qyteti ishin grumbulluar rreth 4-5 asamble dhe grupe popullore, që funksionon në koncerte e shfaqje javore apo mujore. Kështu unë kujtoj Feti Brahimin me Nazifin apo grupet e tjerë. Në këto vite rilindi edhe ansambli ‘Birbili’ me përkushtim të Sejmen Gjokolit inxhinierit nga Fushbardha ,që stolisi vërtetë një grup meliodioz. Brenda këtij grupi ai, gjeti vend dhe futi bilbilin e jugut, Petrit Lulon. Madje na thoshte se Petriti ai këngëtari madh jetonte në varfëri në kohë të bollëkut. Këngët e tij ,zëri i tij nuk kishin arritur dot ta ushqenin atë dhe familjen e tij. Në kohë të socializmit tek ne qarkullonte një legjende .Petritin yllin e këngës popullore të jugut e kishin dënuar të mos hipte në skenë por me një arsye absurde, aq sa leshrat e kokës sot do të ngriheshin përpjetë. Ai kishte ngrënë një pulë tek një shtëpi kulaku. E kishin ftuar se e adhuronin dhe i bënë një pulë të pjekur e ndoca raki e meze. Kjo për artistin është:” Qejf o qejf o fukara,” thotë një këngë . Është i kuptueshëm për ne ,që e kemi njohur dhe vuajtur sistemin se çdo të thoshe të kishe një pulë. Kështu pra artisti i shkretë hëngri, piu këndoi dhe qejf o qejf o fukara dhe iku i mallëngjyer. Mirëpo ata ,që nuk e deshën , rastin kishin përgjuar. Për ta rrëzuar gjegjësisht . Kishte ngrënë një pulë të pjekur tek kulaku. Kjo ishte si të prekje telat e klonit.
Nëna ime si do të shtrëngoheshin dhe tkurreshin sigurisht malet dhe yjësia nga kjo mynxyrë, që i kishin nxjerrë, për të zhdukur bilbilin . Le të këndojë në kafaz. Ndre Mjeda nuk ishte gjallë për ta përshkruar dhimbjen, lotimin, dëshpërimin e një artisti kur i zënën “diellin e këngës”. Ata deshën ta zhysnin në një hënë të plotë. Mirëpo “eklipsi i tyre ,hënor “zgjati .
Dhe çfarë ngjau ,disa thonë këtë variant:” E merr vesh këtë histori “esnafi” ai ,që e bëri këtë vend me qoshe e me gardhe, pra Xhaxhi siç i thoshin dhe pyet :Çfarë ka bilbili që nuk këndon? Po ja ka ngrënë një pulë tek kulaku. Dhe paska thënë ai apo të tjerë :Lëreni bilbilin të këndoj.Ca thonë:ai kreu dënimin dhe kur përfundoi erdhi sinjali, kofini pas të vjelit.Ca të tjerë thonë një tjetër variant d.m.th që nuk është dënuar fare. Trilogji historish ,që shpiken gjegjësisht në këtë vend apo realisht mund të kenë ekzistuar. Shkretëtira, që ishte formuar pas zhdukjes së Petrit shfaqej dukshëm. Mbasi edhe vet ata ,që kishin bërë ligjet e mblodhën njëherë mendjen dhe menduan për artistin e shkretë, që kishte thyer sinorët politik. Kishte çarë gardhin.
Jo sdesha ti kujtoj kohën kur mëzirat ,që rrinin fshehur nxorën kryet ditën me diell për ta zhdukur. Nëse shpëtoi ndoshta merret e vërtetë historia sepse do ta kishim sot si Sherif Merdanin nga kënga, me vite burgimi.
Më mbahet mend një intervistë tek Klani diku pas viteve ’98, që fliste Petriti për të jetuar shiste cigare. Dhe ku do ti mjaftonte ato pak qindarka për ushqim apo edhe për ndonjë lojë këngëtarit të shkretë .Askush nuk kishte marrë mundimi,n që këtë zë kaq të bukur ta kishte futur në listën e atyre, që përfituan nga shteti pensione të posaçme në vitet ’90 kur u bë edhe lista e parë me pensione të posaçme. Kujtohemi gjithmonë vonë. Kur ata nuk janë më ,janë të ikur nga ne, largësitë quhen male ndarje. Atëherë ngrehemi bëjmë dekorata dhe pensione madje libra e këngë. Se për sa kohë janë gjallë .Nuk lëmë kusur .
Petriti sivjet u shfaq në maratonën e këngës me Mayan princeshën e këngës me një bukuri te re :” O në maj o në dhjetor”. Ky ishte një bashkim i dy gurave që buron në dy pika. Njëra në Gjirokastër dhe tjetra në Dukat. Kryqëzimi i të dyjave soli një gurë te re ,ëmbëlsisht e ëmbël, ritmikisht bukur. Më bëhet përnjëmend të pyes ,ngase më ngacmon kureshtja: Orët e plakjes apo rrudhjes së artistit kanë ardhur ? Orët kanë ngecur në vend. Kjo mund të shpjegohet se kur qëndron përmbi kohën dhe hapësirën ai bëhet qiellor. Është e njëmend të thuhet talenti i tij ,ka këtë kapërcim. Orët e tokës ikin për vdekatarët , thotë Moikomi në ndonjë libër të tijën, ndërsa për artistin ato ngecin në ndonjë gur kuarci. Mirë bëjnë. Qofshin ashtu .
Duke squllur këtë ese për artistin dua të gjejë edhe diçka të veçantë . Emri ,është petrit. Një lloj zogu luftarak. Që nuk mposhtet . Ai nuk u rrëzua as nga gërnjarët e kohës ,as nga smirëzinjtë, as nga regjimet, që e lanë pa bukë. Trupi vdes, por jo shpirti. Shpirti duhet për këngën. Edhe i vdekur do të këndojë thuhet nëpër rrëfime artistësh. Petriti do të këndojë sepse është i ngjizur për këngën. Ajo, që quhet yllësore është e tjetër kujt. Nuk ka kufij tokësor. Smirëzinjtë dhe regjimet e torturojnë, por nuk e shuajnë gjithsesi. Kjo mbetet thelbësore .Madje për këtë u shkrua eseja.
Kam ndër mend ca vargje , që dikur në vitet 80 i këndonim shpesh. Është kënga e çobanit.
Kënga , që e njohu dhe i dha famë. Po citoj vetëm disa.
oh dhe çobani i gëzuar si sorkadh nga tufa o dhe fshataret e uruan te te rroje çupa .
i rreh zemra me gëzimi jo jo si thonë shaka o ky çobani fshatit tim sot u be
baba ref. shkon takon edhe bareshën do ti thotë ca fjalë /oh te na rroje cup e pare, tjetër herë me djalë.

Bukuria e bukurisë të këngëve popullore
1.
Gjirokastra është një qytet i vogël mistik. I ngatërruar nëpër sokaqesh të ikën edhe mendimi .Të shugatet ideja.
2.
Kur dëgjoja Arian Shehun , ai ngrinte në këmbë djemtë e Palortos të dridhet mishtë, zemra të lëviz nga vendi. Është çuditërisht kjo një lloj adhurimi mistik. Edhe ai ka një zë të veçantë. Të rrëmben deri në fiksacion. Ke ëndje ta dëgjosh. Kërkon të mos përfundojë përpara ëndrrave të tua. Kështu duhet të jetë kur edhe ai është pasuesi i një udhëtari mistik.

Loading...