Ai lindi në 3 shtator 1927…pra do ishte sot 92 vjeç… Eshte fjala për Bacën e Gjetajve…për Kapter Ramihun, për Xhirin, per Ndrion per Makbethin…per të Madhin Ndrek Luca…aviatori dukagjinas(Duka Gjini) qe u bë aktori i rrallë i skenes dhe i ekranit….
Ndrek Luca mund te konsiderohet pa medyshje si artisti qe kthente ne art dhe me vlera artsike te keqen njerezore…nuk duhet te habitemi psh per Aleksander Moisiun thuhej se ishte aktori qe vdiste me mire ne skene…
Luca kishte nje natyralitet organik, nuk shtirej ndaj plastika e lojes se tij te habiste,,,kujtojme Dom Palin cfare figure krahasoje me malesorin te Plag te Vjetra…apo groteskun e Xhirit te Arturo Ui…ose Pjeter Mustakuqi te Operacioni Zjarri…
Luca krijoi modelin e tij te aktrimit, nje siguri te fjala, mencuri ne batut, perjetimin e ndjere dhe shperthimin trondites…Se bashku me Kadri Roshin ne gjykimin tim janë dy aktoret qe luanin natyrshem cinizmin, skermitjen dhe heshtjen e hidhur se brendshmi…
Nuk e di pervec familjes Mimikes Rozafes dhe Gjergjit a e kujton sot kush…por une jam i sigurt te gjithe ne qe e pelqyem e kujtojme sot dhe nga hera….S’mund te harrojme batutën e tij te Baca i Gjetjave kur ai thot…” a jeni gati o djema”…dhe kur gjithe salla ne Kosove shperthente ..gati jena Bac…apo kur i thoshte….Komisari ishte Loja…etj etj…
Ndrek keto fjale po ti shkruan nje mik nga heshtja e tij…te mbaj mend qe femije kur ti banoje ne pallatet 1 Maji kur vije ne shtepi dhe gjithnje ishe i vrullshem…asgje me shume Artisti Ynë thjesht nuk ta harrojmë kontributin…paqia nuk mund te perkthehet në heshtje…do të dëshiroja dhe per institucionet…
pkabo 3 shtator 2019