Dielli është vetëm 1 vjeç por në vend të lodrave dhomën e tij e ka plot me aparatura që e mbajnë gjallë.
Familja nga Istogu i Kosovës ka emigruar në Suedi dhe 4 muaj më parë aplikuan për të marrë azil.
Prindërit thonë se në Kosovë djali i tyre nuk mund të marrë mjekimin e duhur. Doktorët hoqën dorë nga ai dhe prindërit e dëshpëruar u detyruan të largoheshin
“U larguam dhe erdhëm në Suedi sepse nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër”, thotë i ati Armend Istogu.
Historia e Diellit të vogël është trajtuar në mediat suedeze pasi të martën (3 shtator). 8 parti parlamentare u takuan për të diskutuar azilin humanitar. Gjysma e tyre pajtohen se në raste në të tilla si e diellit familja duhet të marrë azl.
Që momentin e mbërritjes në Suedi, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në spital.
Prej 2016, Suedia sa vjen e ka shtrënguar dhënien e azilit.
Vendet e Ballkanit konsiderohen si vende të sigurta prandaj dhe është shumë e vështirë që të ardhurit nga këta shtete të fitojnë azil.