Aktorja e madhe e skenës shqiptare Tinka Kurti.
Me role karakteri ajo spikati jo vetëm për dramën që këto role mbartën, por dhe mënyrën e interpretimit.
Në një foto të realizuar gjatë xhirimeve të filmit “Balada e Kurbinit”, ajo shfaqet me një portret që nuk do të harrohet asnjëherë, përkrah Petrit Malajt, i cili luan personazhin e Dart Skuraj, emrin e së cilit do t’ia vendoste më vonë të birit.
Prej vitit 1949 ajo u emërua aktore në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku interpretoi mbi 120 role.
Tinka Kurti do të shkëlqejë në rolet protagoniste në shfaqjet: “Gjaku i Arbërit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, “Fisheku në pajë”, “Fejesa” etj.
Ajo ka interpretuar mbi 35 role në kinema dhe do të mbahet mend në rolin e prostagonistes, në filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë ”Tana”, në vitin 1958.
Tinka ka spikatur me rolet e Nënë Pashakos tek filmi “Yjet e netëve të gjata”(1972), Nëna tek filmi “Çifti i lumtur”(1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”(1993) etj.