Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai dhe partnerja e tij prej 9 vjetësh, Ajlina kanë dhënë së fundmi në një intervistë për emisionin ‘Jo vetëm modë’.
Ata kanë zbuluar një lajm të bukur për të gjithë. Verën që vjen çifti do të bëjnë dasmë.
‘Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin.
Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë’, u shpreh Isai.
Më tej kryebashkiaku rrëfeu se dëshiron shumë të bëjë dhe një djalë, ndryshe nga partnerja e tij që dëshiron një vajzë.
‘Avash avash do zgjerojmë edhe familjen. Unë kam dashur gocë në fillim, kur lindi Ajri. Tani dua djalë, jo për sedër mashkullore, por kur shikoj Alinën që pasi ka mbajtur për 7 orë vajzën dhe ajo në fund kur më shikon mua vjen me vrap, dua të njëjtën gjë ta shikoj tek djali sepse djemtë e kanë afeksionin me mamanë’, tha Isai.
Kujtojmë që çifti së bashku me vajzën e tyre janë shpërngulur në Kolonjë që kur Isai mori postin e ri.