Luan Toto piktori,shkrimtari dhe përkthyesi i njohur vlonjat!

Luan Toto e ka nisur jetën më 19. 12. 1937 në qytetin e Vlorës.

Mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Ali Demi”, në vitin 1956.

Studjoi në Poloni për ixhinier mekanik në vitet 1956-1958, por nuk i mbaroi studimet se iu pre bursa nga shteti.

Në vitet 1958 – 1960 studjoi, me korespodencë, në Institutin Gjuhë letrësi Shqipe në Tiranë.

Punoi në qytetin e Vlorës mësues i matematikës dhe fizikës, në vitet 1959-1962.

Në vitin 1962-1965 punoi aktor në teatrin profesionist të Vlorës, ku luajti gjashtë role kryesorë, midis tyre edhe rolin e peshkatarit tek “Familja e peshkatarëve” të Sulejman Pitarkës.

Në vitet 1965-1968 punoi piktor dekorativ në NTAN.
Prej vitit 1968 deri në vitin 1992 deri sa doli në pension, punoi piktor në dekorin e qytetit të Vlorës.
Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”.

Ka botuar:

Sezaiu-novelë.
Arbeni-dramë.
Krisma e parë-dramë për fëmijë.
Letra-dramë.
Dritë në qeli-dramë.
Violeta-dramë.
Trilogjinë me romanet: Kohë e rinisë së baballarëve.
Dielli perëndon në lindje.
Duam ajër.
Ka përkthyer tetë libra nga gjuha polake:
Ka çelur pesë ekspozita vetjake në pikturë-vaj, në qytetin e Vlorës./Wikipedia

Loading...