Anxhelo Yzeiraj dhe motra e tij Debora ishin të ftuar në “Ftesë në 5” ku përmes një testi të realizuar në studio vërtetuan se kanë një memorie të fortë, sidomos në ngjarje e informacione që lidhen me historinë dhe gjeografinë.
Anxhelo iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve që i drejtoi profesor Erald Kapri, duke thënë me përpikmëri datat e fillimit dhe mbarimit të Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, vitin e nisjes së ndërtimit të Shtëpisë së Bardhë, emrat e presidentëve të ShBA-së etj…
Anxhelo tregoi se pjesën më të madhe të njohurive i ka përftuar duke lexuar e studiuar me ndihmën e prindërve, sidomos të atit, i cili po ashtu ka qenë i apasionuar pas historisë dhe gjeografisë.
Loading...