Kantautori shihej kudo i shoqëruar nga kitara dhe këngët e tij mbartnin mesazhe të rëndësishme për kohën. Françesku ishte guximtar dhe artist modern por këto bënë që krijimtaria e tij të ndalohej, duke u kthyer kështu në pengun e tij më të madh në jetë.
E ftuar ditën e sotme në ‘Soiree’, Tefta ka folur pikërisht për këtë. “Peng Frankoja kishte faktin që prej dy dekadash iu mohua e drejta për të qenë kantautor, për të bërë muzikën që donte, sepse në Fushë Arrëz iu ndalu dalja në skenë. Në Fushë Arrëz u mor me grupet artistike dhe nuk u pendua kurrë. Përvetësoi veglat dhe instrumentet popullorë që i vyen më pas në krijimtarinë e tij muzikore. Ishte një peng i madh sepse t’i heqësh të drejtën e krijimtarisë një autori është e tm.errshme, nuk mund të imagjinohej”, ka treguar Tefta Radi.
Po ashtu, ajo ka rrëfyer se një tjetër ëndërr e të shoqit që ngeli përgjithmonë në sirtar ishte që këngët e tij t’i kthente dhe në gjuhën angleze.