Sejmen Gjokoli në Kinë,në Festivalin e 7-të Ndërkombëtar të Trashëgimisë Kulturore i ftuar si drejtues i QK “Aulona” dhe shoqatës së artizanëve “ArtCraft”

NË KINË PËR TRASHËGIMINË…

-Në Chengdou të Kinës, në Festivalin e 7-të Ndërkombëtar të Trashëgimisë Kulturore-

Prej 17 deri 22 tetor 2019 në qytetin Chengdu të provincës së Sishuanit, në Kinë, u zhvillua Festivali 7-të Ndërkombëtar i Trashëgimisë Kulturore jo-materiale, organizuar nga Ministria e Kulturës, qeveria popullore e Provincës së Sshuanit, UNESCO dhe komisioni kombëtar i Kinës për UNESCO.
I ftuar si drejtues i QK ” Aulona” dhe shoqatës së artizanëve “ArtCraft”, Vlorë, pata nderin të marr pjesë në të gjitha aktivitetet që u zhvilluan gjatë ditëve të festivalit në qytetin prej 16.5 milon banorë të Chengdau në Kinë.
Ndër aktivitetet kryesore do të përmëndja Forumin Ndërkombëtar të ICH dhe hapjen e Expozitës së mjeshtërive në Expo Parkun e madh të Chengdusë.
Pikërisht në këtë të fundit kishin pjesën e tyre edhe artizanët dhe mjeshtrat vlonjatë ku mes portreteve të expozuara të artizanëve nga 53 vende të botës, dhjetë prej tyre u përkisnin pikërisht këtyre të fundit.
Një krenari e shumëfishtë kur pikërisht në një nga exponantet e panairit do të shikoja portretet e Agim Hysenit, Selman Pazoj, Axhem Binaj, Axhi Dapaj, Dushan Mëzuraj, Avenir Troqe, Kujtim Lapa, Qamil Sulioti, Vladimir Kamberit e Musa Feruni.
Por edhe më emocionues fakti që njeri prej tyre dhe pikërisht Avenir Troqe, jo vetëm me punimet por edhe me pjesëmarrjen e tij, pati rastin të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e kësaj expozite të jashtëzakonshme mjeshtërish dhe arti popullor duke përfaqësuar me shumë dinjitet mendje dhe duar artët vlonjatë e shqiptarë.
(për pjesëmarrjen e artistit Troqe do të kem rast të flas më gjatë në një status të posaçëm)
Në axhendën e ditëve të festivalit patëm rastin të vizitojmë shumë vende, objekte e institucione të ndryshme të fushës kulturore e të trashëgimisë, të gjitha me rrezatim të drejtpërdrejtë të punës e mençurisë kineze.
Mbresëlënëse vizita në fshatin Chongzhou Zhuyi në rrethinat e Chengdu ku nxënësit e shkollës plot pasion e dashuri ushtroheshin dhe demonstronin punimet e realizuara prej tyre në mënyrë artizanale, si trashëgimi e prindërve të tyre.
Pa lënë mënjanë vizitën në Parkun e madh Kombëtar prej 100 ha, ku Panda e famshme e Chengdusë bënte që kjo sipërfaqe e një pylli të jashtëzakonshëm natyror, të vizitohej nga rreth 60 mijë vizitorë në ditë, duke e kthyer kështu në një industri gjigande turistike.
Dhe ç’më ngacmon të them pasi pashë me sy e preka nga afër një pjesë tjetër të mrekullisë kulturore kineze ?
As më pak e as më shumë po të mendojmë e veprojmë më shpejt për ca gjëra që duken të vogla e në periferi por që në fakt vënë në lëvizje burime të mëdha njerëzore, materiale e financiare.
Bie fjala; krahas aeroportit të Vlorës nuk është vonë të mendohet edhe për një Park Expo, bie fjala fushës së Dukatit apo Tragjasit, e njëkohësisht e pa humbur kohë të mendohet se si të zhvillohen punimet e shumëllojshme artizanale e të kulinarisë bio në fshat e qytet për ti bërë pjesë të expos e tregut këto produkte që në fakt janë sa artistike, turistike po aq edhe jetësore.
Dhe që lloj- lloj projekteshvme financime fondeshvndërkombëtare që sillen këtej rrotull të bëhen reale e konkrete e jo për fasada e lajme gazetash e televizionesh
Veç kështu mund të mbahet gjallë trashëgimia kulturore por edhe zhvillimi i ekonomisë së vendit.
Fatkeqësisht jemi të vonuar por edhe të avashtë në ndërtimin e “rrugëve” , trasenë e të cilave tanimë e kanë hapur të tjerë…

Loading...